Në fjalën e tij para të pranishmëve me rastin e ceremonisë së 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është e gatshme që të pajtohet me shtetin serb, shtet ky i cili para dy dekadave kreu gjenocid në Kosovë, shkruan Express.
Haradinaj u shpreh se paqen e bëjnë të guximshmit, andaj Kosova, sipas tij, ka guxim që të pajtohet me Serbinë.
Kryeministri i vendit i ka bërë thirrje Serbisë dhe Vuçiqit që ta njohin Kosovën në kufijtë aktualë dhe të drejtën e saj për të qeverisur.
“Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtu me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe Vuçiqit që ta njeh Kosovën në kufijtë aktualë. Në mënyrë që ne të qeverisim, të punojmë më shumë, në luftimin e korrupsionit, forcimin e vendit dhe ligjit në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj para të pranishmëve.
“Kosova është e gatshme me u pajtu dhe si e tillë i bën thirrje për pajtim Serbisë”.
Ndërkohë, tutje kryeministri ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, si dhe ish-sekretaren Albright për ndihmesën që i kanë dhënë Kosovës ndër vite.
“President Clinton, jeni në shtëpinë e juaj. Zoti e bekoftë Kosovën. Ju me avionët tuaj i ndalët trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull ju falënderon gjithë jetën”, ka deklaruar në fund kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
O KryeMinister.edhe.nji.kusht beja.per.taksat qe.xhdo profukti ushqimore.nga sernia.ti.neshtrohet.kontrollit laboraterike me,Ekspertize nderkmbetare.prr.sigurimin. e popullit.sepse .me nji kon.ohe nxensit.ne.Kosove.jan.helmu nease.te.madhe