Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq po marrin pjesë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.
Thaçi e Vuçiq, si dhe liderë evropianë dhe përfaqësues shtetesh po qëndrojnë në Austri me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen për të diskutuar rreth procesit të zgjerimit dhe të ardhmen evropiane.
Në Forumin Evropian Alpbach, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova është e vendosur që të arrijë një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht të obligueshme me Serbinë.
Sipas tij, tani është koha që të arrihet një marrëveshje e tillë, por shtoi se për këtë qëllim, nevojitet ndihma e të gjitha palëve të përfshira.
Thaçi foli edhe për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale.
“Ne jemi të vendosur të elaborojmë (eksplorojmë) çdo opsion, duke përfshirë edhe korrigjimin e kufijve, në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje”, tha Thaçi.
Sipas tij, vendet e rajonit nuk duhet të kenë frikë nga korrigjimi eventual i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vendet e rajonit dhe BE-ja nuk duhet të jenë kundër ose të kenë frikë nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, nëse kjo do të thoshte edhe korrigjim të kufirit. Kjo nuk do të bëhet në linja etnike. Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike”, u shpreh ndër të tjera presidenti i Kosovës.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se serbët dhe shqiptarët, duhet të flasin me njëri-tjetrin për të zgjidhur problemet, që sipas tij, datojnë për 200 vjet.
Vuçiq tha se kundër tij janë edhe Kisha Ortodokse dhe armiqtë e tij politikë.
“Unë nuk e dua Thaçin, por ne duhet të flasim me njëri-tjetrin. Ne duhet të mundohemt’i zgjidhim problemet që janë duke zgjatur jo që dy vjet, jo që 20 vjet, po që 200 vjet”, tha Vuçiq.
Duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve, Vuçiq tha se “askush nuk e di ku janë kufijtë tanë”.
“Unë do të them një gjë, Hashimi do të thotë një gjë tjetër”, u shpreh Vuçiq. Ai u shpreh në favor të ridefinimit apo korrigjimit te kufirit, duke thënë se askush nuk duhet të presë që Serbia ta njohë Kosovën. Andaj si zgjidhje, edhe Vuçiq u ndal te nevoja e korrigjimit të kufirit.
Gjatë diskutimeve në mes të panelistëve, presidenti Thaçi tha se duhet të arrihet një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që vendi të lëvizë drejt BE-së dhe NATO-s.
“Unë jam në favor të korrigjimit të kufirit sepse ne me të vërtetë na duhet marrëveshja. Ne kemi nevojë për marrëveshje paqësore. Ne duhet të lëvizim drejt BE-së dhe për Kosovën edhe drejt NATO-s”.
“Ne kemi një konflikt të ngrirë. Unë jam historian, por nuk dua të jetoj me librat e historisë në Ballkan. Bile, as me librat e historisë të vendit tim. Për ne tani është koha të bëjmë historinë e re”.
“Ne po mundohemi ta bëjmë më të mirën. Nëse nuk e arrijmë marrëveshjen paqësore, cila është zgjidhja? Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së, një BE-je të bashkuar, ne nuk jemi djelmosha problematik. Ne po përpiqemi të bëjmë marrëveshje. Askush nuk duhet të ketë frikë nga një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi nevojë për mbështetje nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Në konferencën e përbashkët, presidenti i Austrisë, Alexander Van Der Bellen, tha se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i kompletuar pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“BE-ja nuk do të jetë e kompletuar pa integrimin e vendeve të Evropës Juglindore ose siç njihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Ndërkaq, Borut Pahor, president i Sllovenisë tha se Ballkani Perëndimor është në top-agjendën e BE-së.
“Pas disa vitesh me pengesa, tashmë BE ka vënë Ballkanin Perëndimor në top agjendë për anëtarësim në BE”, është shprehur ai.
Sipas tij, për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit nuk do të ketë shtyrje tjera.
Pahor ka thënë se në BE nuk mund të hyjë askush që ka probleme kufitare me fqinjtë.
Ndërkohë para nisjes së konferencës, presidenti Thaçi ka pasur një takim me homologun e tij austriak, Van der Bellen.
“Kisha një bisedë shumë të mirë me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, në kuadër të Forumit Evropian Alpbach. Austria do të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat, sidomos në procesin e integrimeve euroatlantike dhe në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Mirëpo, për Kosovën dhe Serbinë, një takim me interes po pritet ai që do të zhvillohet pikërisht mes presidentëve Thaçi e Vuçiq.
Forumi Evropian Alpbach në Austri
Presidenti serb Vuçiq ka konfrmuar tashmë takimin me Thaçin, ku ka folur për një marrëveshje në të cilën po punohet aktualisht.
“Kjo është një pikë e vështirë, të gjithë e dinë se kjo do të jetë ndër temat kryesore”, ka deklaruar Vuçiq. Sipas tij, në lidhje me marrëveshjen Prishtinë – Beograd, do të diskutohet në të gjitha takimet, si me shefin e diplomacisë austriake, Sebastian Kurz, komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, presidentin e Austrisë e po ashtu edhe me presidentin e Kosovës.
“Nuk pres asgjë të lehtë e të thjeshtë. Por, të shohim se a mund të përafrohemi në diçka apo do të mbesim edhe më tutje larg në qëndrime, siç ishim deri më tani”, ka thënë Vuçiq.
Takimi ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Alpbach pritet të zhvillohet para raundit të ri të negociatave në Bruksel mes të dy presidentëve, që zhvillohen më 7 shtator në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje t . . .
Historia e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është po aq e panjohur sa edhe numri i saktë i këtyre rasteve. Traumat e tyre të patrajtuara i kanë vuajtur në disa raste . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të dielën se nevojiten “masa të fuqishme” për ta detyruar Moskën të pranojë një marrëveshje për armëpushim në Ukr . . .
Në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të Dalip Behrës dhe Bekim Gashit, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti bëri homazhe në Krushë të Madhe, duke nderuar jetën dhe sakrificë . . .
Norvegjia ka shprehur mbështetje të fortë për Ukrainën, duke i qëndruar pranë si politikisht, ekonomikisht ashtu dhe ushtarakisht. Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Tore Sandvik, theksoi . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takohet me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, në Antalia, Turqi, 12 prill.
Radio Evropa e Lirë
Sudani, vend në verilin . . .
Në pak të dhëna dhe atmosferë nga çelja e fushatës zgjedhore më 11 Prill, njohim se 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit e kanë të drejtën e votës.
Gjatë dy ditëve më . . .
Një ditë pas mitingut hapës të fushatës elektorale, PD do të shpalosë programin elektoral.
Kryetari demokrat, Sali Berisha, njoftoi se programi do shpaloset në orën 17:00 në Pallatin e . . .
Ikona e belkantos Inva Mula në rrjetin social para një dite kishte vendosur disa foto dhe video koncerti nga Olympia Theater në zemër të Parisit.
Në video shfaqej skena e Olympia-s k . . .
Në ceremoninë e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se epërsia e PD është e pakrahasueshme me atë të kundërshtarëve. A . . .
Siria së shpejti mund ta njohë Kosovën për shkak të ndikimit turk, sipas ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Presidenca siriane tashmë i është referuar Osmanit si “presidente e . . .
Në çeljen e fushatës së PD- ASHM-së, lideri demokrat I çoi një mesazh kundërshtarit të tij politik duke I thënë se lufta e tij me PD-në, është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e er . . .
Komentet