Thomas Stearns Eliot (26 shtator1888 – 4 janar 1965), shkrimtar anglez
Me prejardhje amerikane.
Është njëri ndër poetët më të njohur europian të shekullit të 20-të, fitues i shumë çmimeve, ndër to edhe të Çmimit Nobel për Letërsi më 1948 dhe i Goethes më 1954. Bartës i 16 doktoratave të nderit.
____________________________________________
MOTIVACIONI
“Për kontributin e tij të shquar dhe pioniere të poezisë bashkëkohore”
____________________________________________

TEZE HELENA
Mis Helenё Slinsgbi ishte njё tezja ime lëneshë,
dhe jetonte nё njё shtёpi tё vogël pranё njё sheshi elegant
së cilës i shërbenin katër shërbëtorë.
Tani që ajo vdiq, gjeti qetësi nё qiell
Dhe qetësi në fund të rrugës së jetës së saj.
U mbyllёn shpenzimet dhe sipërmarrësi i funeralit
fshiu këmbët duke e dinte që gjёrat
e këtij lloji
Ndodhnin herët ose vonë.
Qenëve iu sigurua çdo gjë plotësisht,
Por, befas, pas pak ngordhi edhe papagalli.
Ora e Drezdenit vazhdoi tik- takun e saj mbi oxhak,
Dhe maxhordomi me livre ulet në tavolinën e ngrënies-
Me kamerieren e dytё mbi gjunjë – ajo
që kur ishte zonja gjallë, mbajti përherë
një sjellje të paqortueshme.
Përktheu Faslli Haliti
Komentet