Voal – Të paktën për dhjetë vjet mos u mblidhni për mua, ka qenë dëshira e fundit e Umberto Ekos.
“Ne nuk do të bëjmë takime dhe nuk do të marrim pjesë nëse organizohen të tilla nga të tjerët, pas dhjetë vjetësh për këtë do të mendojnë ata që do vijnë pas nesh”, premtojnë akademikët bolonjezë.
“Në këtë shprehje të fundit të vullnetit kemi njohur vulën ironike të profesorit tonë që nuk dëshironte të mumifikohej apo të bëhej monument”, thotë Costantino Marmo, tashmë president i Shkollës së Letërsisë.
Këtë vullnet të Eco-s, Patrizia Violi e kupton kështu: “Personalisht më duket një zgjedhje e drejtë në stilin e tij, një ide gjeniale. Ka dashur të shmangë masivitetin e takimeve të rastit dhe të ftojë për një reflektim afatgjatë, të ponderuar. Por, herë pas here e thoshte se nuk do të kishte dashur ditë studimi që t’i dedikoheshin atij. Por tashmë, kemi testamentin e tij: një ftesë për ata që dëshironin të bënin takime e simpoziume, edhe pse ndoshta me qëllimet më të mira për ta nderuar, që të ndalen. Vetë rektori që kishte kërkuar takimin, në këtë pikë do tërhiqet. Do të jetojmë me këtë dëshirë të tij”, thotë ajo.
Por kjo dëshirë e mendjes të Italisë, zor se do të dëgjohet në SHBA dhe mbarë botën, ku Eco është ikonë e kulturës dhe letërsisë.
Komentet