Rreth orës 11.02, në Shqipërinë e ka goditur një tërmet, epiqendra e të cilit ishte 31 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Sipas të dhënave të publikuara tërmeti është i magnitudës 5.2 ballësh. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, si edhe në Kosovë.
Nuk është raportuar për pasoja, qoftë për jetët e njerëzve apo dëme materiale.
Mediat në Shqipëri kanë njoftuar se tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave. Pas tërmetit të parë, ishte ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook për tërmetin, duke dhënë edhe ilustrime me këshillat si të sillen qytetarët gjatë këtyre rasteve.

Komentet