HINDUKUSH – Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm midis Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar mbi 150 viktima dhe plagosjen e qindra personave të tjerë, ndërkohë që bilancet mund të rëndohen nga momenti në moment.
Epiqendra e termetit me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter u shënua në qytetin afgan Hindukush. Tërmeti ka zgjatur së paku një minutë dhe i ka lëkundur ndërtesat në Kabul, Islamabad dhe Nju Delhi, duke i detyruar njerëzit të dalin në rrugë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Lahore, Islamabad, Rawalpindi, Peshawar, Kohat dhe Malakand, duke bërë që njerëzit të dalin në rrugët e tmerruar.
Autoritetet vendase deklarojnë se Policia dhe skuadrat e shpëtimit kanë evakuuar banorët.
Komentet