Vizita e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për në Banjë të Skënderajt është anuluar nga Qeveria e Kosovës.
Por presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën dhe ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Kështu të paktën raporton gazeta serbe Telegraf, transmeton Insajderi.com
“Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”, shkruan gazeta serbe.
Agjenda për vizitën në Kosovë
Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë,
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje
Gazeta Ekspres
Komentet