Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas mbajtjes së Samitit të tretë të Mini-Shengenit Ballkanik në Tiranë, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidentin e Malit të zi, Milo Gjukanoviç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por pas praninë e Kosovës. Tenori “shpërthen” me tone të ashpra ndaj Ramës, duke e quajtur atë “psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj”.
LETRA:
Ti ‘kryeministri im’
Marrë parasysh që jam artist, e nuk kuptoj shumë nga politika jote, ‘të më falësh’ se mund të gaboj, sepse unë gjykoj nga dhimbja, rrjedhimisht mund të sjellë këtë përfundim, ndoshta të nxituar për mendjen tënde të ndritur, sepse ti i di të gjitha.
S’ka shumë kohë që si 15 vjeçar, kam ecur mbi njerëz të vrarë e të masakruar, kam lënë shtratin e djepin e fëmijërisë për ta gjetur atë krejtësisht të djegur nga miqtë e tu të sotëm.
E shoh se ti nuk e kupton këtë, nuk e ke parë as ne CNN apo ndoshta edhe nëse e ke parë ishe në gjendje tjetër, e gjithçka të është duk si film. Për këtë ndoshta nuk bashkëndjenë me dhimbjen tonë.
Ti, që sot i paske ‘zhveshur trenerkat’ dhe dole në kostum për të respektuar mikun tënd, e vrasësin tim, na ftoje t’i ulemi përballë sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë.
Përveç kësaj më fajëson mua përse nuk darkojë e bëj pazare me të, ti që përveç injorancës dhe ofendimit për secilin që mendon ndryshe nga ti, nuk di tjetër!
Ti edhe po deshe, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelesh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë që Kosovën e kanë larë me gjak, në çdo pëllëmbë të saj. Jo ty!
Rri andej kufirit dhe traut që na gjobite, edhe atëkohë kur të sollëm bukën e gojës, sepse ti as shqiptar s’je. S’je asgjë tjetër pos një psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj.
Andaj duhet ta dish, që me Serbinë ulemi kur ajo të kërkojë falje për fëmijët e pleqtë e masakruar, për të zhdukurit tanë që sot as varrë për të vajtur për ta nuk kemi, për përdhunimet e motrave e nënave tona.
Vetëm atëherë ulemi dhe prapë jo me ndërmjetësimin tënd për Mini Schengen por me praninë e SHBA-së për një Euro-Schengen. Zoti e ruajtë Shqipërinë, nga shqiptarët si ti!

Artisti im pak ke folur edhepse rrënjësisht. Ka më shumë për të thënë për këtë kreaturë që pi gjak me vrasësin e qeniesë sonë.
Të lumtë o Artist, o bashkfshatari dhe Kumbara im, i nderuar Z. Ramë S. Lahaj. Pak por shumë bindshme e paske thanë atë që do duhej ta thoshte tan populli shqiptar.
Bravo. Tash vec na pri tshkojm e ta vrasim ate vrasesin tand. Ani pse ti je gjalle. Ani pse Kosova grunin po e merr nga serbi. Mjaft te kerkoje falje sipas teje dhe gjithcka do jete ndryshe. Mund tja falim (gjakun). Edhe nje e peshtyme nfytyre dhe jemi te lam.Sa te zgjuar jeni ju artistet.
Artist gomar qe permend buken (edhe n.q.s e ja Shane) qe nuk I permendet askujt dhe Harron qe atje pas traut e gjeten strehimin,mbeshtetjen dhe sigurine.
Nuk ishte ramavic qe hapi kufirin shqiptar-shqiptar, por ishte gjaku i ilirian qe kish hap kufirin dhe ndihmat e pa kursyera te SHBA-s e BE-se qe e ndihmuan. Ramavic me shoke e shoqe nje turpi i shqiptaris jo vetem nga pangopesia por dhe ligesia me politikat e tij bastarde ndaj jetes, kultures e votes te dhunuar dhe biznesit te piset po ja nxijne e shkurtojne jeten popullit pa dallim ngjyre, bindjesh apo besimi qofshin. Ne keto kushte ramavicit nje fund i turpshem i shpejt e pa kthim e pret, ne mos nga SPAK, qe eshte KAPS, nga populli e Zoti. Duan apo s’duan jashteqitjet njerezore ne hapsiren SHQIPTARE.
Ky anti Shqiptare i terbuem , trashigimtare i denje i atyne qe shkatrruen per 50 vjet Kombin Shqiptare, jo vetem qe shkele mbi gjakun e vujtjet e vllezerve tone Kosovare , por po vazhdon tash 8 vjet ne mendyre te cfrenume destabilizimin dhe ckombtarizimin e Kombit tone .
Nuk kam as Nje Koment.Eshte Pa Besi Per Viktimat E SHTETITN te KOSOVES Kurse ramoviçi Vete i Shtrin doren armikur serbis, serbia ka VRAR BURRA GRA FEMINJ Ka DJEGUR PLAÇKITUR. ESHTE TURPI I KOMBIT SHQIPTAR ramoviçi
if a person is undesirable for Albanians & American interests tomorrow will be a person named Edi Rama