Voal – Serena Williams e ka fituar për të tetën herë turneun e Maiemit, duke mundur në finale 6-2 6-0, në 56′, spanjollen Carla Suarez Navarro, numer 12 e rankingut (por në klasifikimin e ri do të jetë në Top 10).
Kështu Williams ka arritur fitoren e pestë në pesë sfida rresht. Për 33 vjeçaren amerikane, numër 1 e botës, është titulli i 66të (arritur në finalen e saj të 88), i dyi në vitin 2015 pas Australian Open, ndeshja e 702të e fituar në karrierën e saj.
Komentet