Voal.ch shkruan se tenisti serb me famë botërore Novak Gjokoviç nuk e ka nënshkruar peticionin e organizuar në Serbi kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.
Të paktën kështu del nga një letër që sportistit me orgjinë nga Kosova ia ka dërguar anëtari organizatës “28 Jun” (28 qershori) Filip Jankovic, me anë të një letre të hapur që e ka botuar edhe portali inserbia.info, ku i lutet që ta nënshkruajë peticionin #NoKosovoUnesco.
Organizata 28 Jun ka kohë që e ka filluar nënshkrimin e këtij peticioni.
Herën e parë, më 21 tetor, në Paris, kur Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s mori vendimin që me shumicë votash (27 për, 14 kundër dhe 14 të përmbajtur) ta procedojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, peticioni nuk bëri punë.
Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO do të votohet në Konferencën e Përgjithshme që mbahet nga 3 deri më 18 nëntor.
Duke parë se në letër modifikimet e fundit janë bërë më 29 tetor 2015, kuptohet se Novak Gjokoviç nuk e ka nënshkruar peticionin.
Komentet