Italiani fiton Masters 1000 në Cincinnati duke mundur Tiafoen
VOAL- Jannik Sinner (ATP 1) fitoi turneun e tij të pestë të vitit duke mundur Frances Tiafoe (20) 7-6 (7/4) 6-2 në finalen e Masters 1000 në Cincinnati. Për italianin ky është suksesi i tretë në karrierë në një turne të këtij niveli, i 15-ti në total. Prandaj, 23-vjeçari do të arrijë plot besim në US Open, i cili hapet javën e ardhshme.
Axurri përjetoi një set të parë të komplikuar, por pas fitores së taj-brejkut rruga ishte e qetë, edhe sepse amerikani u hutua. “Jam i lumtur, ka qenë një javë shumë e vështirë. Jam i lumtur që kam ruajtur nivelin tim në momentet e rëndësishme. Ka pasur shumë ulje-ngritje, por kjo është normale”. RSI