Ka kaluar njё vit tashmё, Molli,
e shoh qё plaka sёrish pёrgjumet mbi stolitё e saj,
fqinja ime – e panjohura e pёrjetshme,
qё ditёt ngrys duke u grindur me qenin,
mallkuar shenjtёt,
a fjalosur me njё hije.

Kur do tё mё japёsh tё drejtё, Molli?
Jeta ёshtё bёrё pёr tё hareshmit,
ndёrsa ne kemi lindur pёr kёngё tё trishtuara,
tё pazotё pёr t’u ushqyer me boshin e shndritshёm.
A tё kujtohet ajo ditё kur tё gjithё po qeshnin?
Dukeshin tё lumtur dhe shihnin lart nё ajёr.
Ajrin tonё thithnin, mё shumё tё paditur sesa tё babёzitur
pёr atё hapёsirё, qё e lirё fluturonte.
Dhe ne, tё shpёrfytyruar, preknim me mёdyshje
rreckat e lypsarit tё pistё,
atje, nё njё cep, njё i vdekur i çfarёdoshёm.
Ishte liria ajo qё na ngushёllonte.
Liria,
e vetmja dёshmimtare e jetёs sonё tё panjohur.

Nё njё vit kam parё gjithçka, Molli.
Kam parё pёrtacinё time si britmё kundёr botёs.
Kam prekur pasionin tёnd,
qё shuhej si zjarri nё Afrikё, ngadalё.
Tundnin e shkundnin tokёn zotat tanё paganё.
Ajri i rёndё, qё me frymё mezi tё mbushte,
ishte i ngrohtё,
aq i dёndur,
si mallkimet e tua qё s’mbaronin.

Molli,
bota s’ka ndyshuar nё kokёkrisjen e vet.
Marramendja tashmё ёshtё bёrё kusht i jetёs.
Tё penduarit janё pak.
Aspak.
Njerёzit e thjeshtё vazhdojnё tё shohin
fytyrёn e Krishtit tё projektuar nё mur.
Sa keq qё i trilluar ёshtё Krishti!
I vёrtetё ёshtё muri,
ku njerёzit vёnё re njollat e zbehta,
po nuk arrijnё tё shohin tё bardhёn.
Ёshtё gjithmonё kaq e thjeshtё pёr tё tjerёt?!
Po pёr ne, pse ёshtё kaq e vёshtirё?!
Ndoshta sepse jemi rrahur me vaj e me uthull,
tokёn kemi pёrdhosur duke pёrfytyruar kohёn,
atdheun kemi braktisur pёr dashuri tё tjera.
Tempulli ynё ёshtё pothuaj i zbrazur, Molli.

Ishte pikёrisht atje, i prekshёm, i vdekuri,
qё pamё atё mёngjes,
nё atё dimёr tё acartё, nё atdheun tonё dimёror.
Askush s’ia kishte kthyer kryet kah Lindja,
s’dukej drita aso kohe.
Fytyra e tij nuk ushqehej mё me urtёsi,
ndёrsa njё pemё mё kot tentonte tё ngrohej nga dielli.
Nё fatin e njё njeriu tё paemёr,
nё fatin e tij, e kishin braktisur,
edhe pse, njё çast mё parё, ndihej i nginjur;
thonё, me shpresa i dendur.

Zot, çfarё ditёsh!
Ditёt dhe netёt ndёrthurur,
si trupa tё lodhur dashnorёsh tё shthurur.
Krishti, Krishti ynё, Krishti i tё tjerёve, kishte vdekur,
ndёrkohё qё ne luftonim me arrogancё burra tё bёheshim,
ndёrkohё qё merrnim armёt, utopinё pёr tё rrёzuar.
Tё tjerёt na kishin mashtruar, Molli,
nё tё vёrtetё, bota s’ishte dhe aq e bukur.
Mendjen na e kish marrё shёmbёlltyra – i ёmbli mashtrim.
Kur u pamё nё pasqyrё,
nё fund, pёrfundimisht, tё transformuar.

Kanё kaluar vite, Molli.
Deti ende vazhdon tё jetё toka jonё primitive,
bluja – dhembja jonё.
Tё kaluarёn e dikurshme po e jetojmё sot,
e ardhmja mbetet mur pёr t’u shembur.