VOAL

VOAL

Tel Aviv – Bill Clinton fton izraelitët të ndjekin rrugën e paqes të Yitzhak Rabinit

November 1, 2015

Komentet

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër-arrest për Kryeministrin izraelit Netanyahu dhe zyrtarët e Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar të enjten fletarrestime për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për zyrtarët e Hamasit, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës, dhe për sulmet e tetorit 2023 në Izrael.

Netanyahu e dënoi fletarrestimin e lëshuar ndaj tij, duke thënë se Izraeli “kundërshton me neveri veprimet absurde dhe të rreme”. Në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij, ai tha se “nuk ka asgjë më të drejtë sesa lufta që Izraeli po kryen në Gazë”.

Vendimi i GJNP-së nënkupton se Netanyahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar dhe ka të ngjarë t’i izolojë ata edhe më shumë.

Njëkohësisht, ky vendim ka mundësi t’i ndërlikojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, këto fletarrestime mund të jenë të kufizuara në praktikë, duke qenë se Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk janë anëtarë të kësaj gjykate, ndërsa disa zyrtarë të Hamasit janë vrarë tashmë në këtë luftë.

Netanyahu dhe liderët e tjerë izraelitë e kanë dënuar kërkesën e kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan, për lëshimin e fletarrestimeve për ta, duke e cilësuar si antisemitike.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden, e kishte kritikuar kërkesën e Khanit dhe kishte shprehur përkrahje për të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten kundër Hamasit. Edhe Hamasi e kishte kritikuar kërkesën e kryeprokurorit.

“Gjykata konsideron se ka arsye të bazuara për të besuar se të dy individët, qëllimshëm dhe me dijeni, ia mohuan popullsinë civile në Gazë qasjen në objektet e domosdoshme për mbijetesën e tyre, duke përfshirë ushqimin, ujin, ilaçet dhe furnizimet mjekësore, si dhe karburantin dhe energjinë elektrike”, shkroi paneli prej tre gjyqtarësh në vendimin e tyre për të lëshuar fletarrestime për Netanyahun dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Gjykata lëshoi fletarrestim edhe për Mohammed Deif, njërin nga liderët e Hamasit. Kryeprokurori i GJNP-së kishte kërkuar fletarrestime edhe për dy figurat e larta të Hamasit, Yahya Sinwar dhe Ismail Haniyeh, por që të dy janë vrarë në luftën në Gazë.

Hamasi, që asnjëherë zyrtarisht nuk e ka pranuar vdekjen e Deifit, e cilësoi lëshimin e fletarrestimeve kundër Netanyahut dhe Gallantit si “hap i rëndësishëm drejt drejtësisë”.

Reagime nga udhëheqësit dhe organizatat ndërkombëtare

Pas njoftimit të GJNP-së, Shtetet e Bashkuara thanë se “kundërshtojmë tërësisht” vendimin e gjykatës.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga nxitimi i prokurorëve për të kërkuar fletarrestime dhe gabimet që çuan në këtë vendim. SHBA-ja ka qenë e qartë se GJNP-ja nuk ka juridiksion mbi këtë çështje”, tha një zëdhënës i Këshillit amerikan për Siguri Kombëtare.

Edhe Argjentina ka shprehur “keqardhje të thellë” me vendimin, pasi sipas presidentit argjentinas, Javier Milei, ai “injoron të drejtën legjitime të Izraelit për vetëmbrojtje kundër sulmeve të vazhdueshme nga organizatat terroriste sikurse Hamasi dhe Hezbollahu”.

Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se vendimi për fletarrestime është “i detyrueshëm” dhe duhet të zbatohet.

“Nuk është vendim politik. Është vendim i një gjykate, një gjykate të drejtësisë, të një gjykate ndërkombëtare të drejtësisë. Vendimet e gjykatës duhet të respektohen dhe zbatohen”, tha ai gjatë një vizite në Jordani.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha se shteti i tij mbështet GJNP-në dhe kjo gjykatë “duhet të luajë një rol ligjor dhe jo politik”.

“Ne do ta vlerësojmë [vendimin] së bashku me aleatët tanë se çfarë do të bëjmë dhe si ta interpretojmë këtë vendim”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë së Turqisë, Yilmaz Tunc, shteti i së cilit kritikon ashpër luftën e Izraelit në Gazë tha se vendimi është pozitiv “për të ndalur gjakderdhjen” dhe për të ndalur luftën në territorin palestinez, duke kërkuar që të gjithë përgjegjësit për vrasjen e civilëve palestinezë duhet të përballen me drejtësinë për “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

Edhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë reaguar pas vendimit të GJNP-së. Human Rights Watch tha se me këto fletarrestime “më në fund ka një shtytje për komunitetin ndërkombëtar që të adresojë këto mizori dhe të ofrojë drejtësi për të gjithë viktimat në Palestinë dhe Izrael”.

Amnesty International tha se tani Netanyahu “është njeri i kërkuar”.

“Anëtarët e GJNP-së dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të ndalet derisa këta individë të përballen me gjykim në GJNP”, tha sekretarja e përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard.

Yael Vias Gvirsman, që përfaqëson 300 viktimat izraelite të sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, u tha gazetarëve jashtë GJNP-së se “fletarrestimi ndaj Deifit ka një rëndësi të madhe. Nënkupton se zërat e të gjithë viktimave po dëgjohen”.

Ajo tha se klientët e saj kanë pasur “reagime të përziera” sa u përket fletarrestimeve të lëshuara kundër udhëheqësve izraelitë.

Ç’është Gjykata Ndërkombëtare Penale?

GJNP-ja është themeluar më 2002, si gjykatë e përhershme e nivelit më të lartë për ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krimet më të rënda në botë – krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe krimin e agresionit.

Statuti i Romës, i cili ka paraparë krijimin e GJNP-së, është miratuar më 1998, dhe ka hyrë në fuqi kur ka arritur 60 ratifikime, më 1 korrik të vitit 2002. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka mbështetur GJNP-në, por gjykata është e pavarur.

Shtetet anëtare të GJNP-së, gjithsej 124, e kanë nënshkruar Statutin e Romës. Dhjetëra vende nuk e kanë nënshkruar dhe nuk e pranojnë juridiksionin e gjykatës për krime lufte, gjenocid dhe krime të tjera. Ndër to janë Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina.

Pa një forcë policore, GJNP-ja varet nga shtetet anëtare për arrestimin e të dyshuarve, gjë që është dëshmuar të jetë pengesë e madhe për ndjekje penale.

GJNP-ja përfshihet kur vendet nuk munden apo nuk shprehin vullnet t’i ndjekin penalisht krimet e kryera në territorin e tyre.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha në shtator se kishte paraqitur dy dokumente ligjore që sfidojnë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) dhe argumentojnë se gjykata nuk i kishte dhënë Izraelit mundësinë për t’i hetuar vetë akuzat, para se të kërkonte fletarrestime.

“Asnjë demokraci tjetër me një sistem ligjor të pavarur dhe të respektuar, si ai i Izraelit, nuk është trajtuar në këtë mënyrë paragjykuese nga prokurori”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Oren Marmorstein, në X.

Ai tha se Izraeli mbetet “i palëkundur në angazhimin e tij për sundimin e ligjit dhe drejtësinë” dhe do të vazhdojë të mbrojë qytetarët e tij kundër militantizmit.

GJNP-ja është gjykatë e instancës së fundit që ndjek penalisht rastet vetëm kur autoritetet vendore të zbatimit të ligjit nuk munden, ose nuk duan t’i hetojnë. Izraeli nuk është shtet anëtar i GJNP-së. Vendi ka pasur vështirësi të hetojë vetveten në të kaluarën, thonë grupet për të drejtat e njeriut.

Pavarësisht fletarrestimeve, asnjë nga të dyshuarit nuk pritet të dalin para gjyqtarëve në Hagë së shpejti. Vetë gjykata nuk ka politikë për të zbatuar fletarrestimet, por mbështetet në bashkëpunimin e shteteve anëtare.

Megjithatë, rreziku për t’u arrestuar mund ta bëjë të vështirë për Netanyahun dhe Gallantin të udhëtojnë jashtë vendit, edhe pse presidenti rus, Vladimir Putin, i cili kërkohet nga GJNP-ja për krime të dyshuara lufte në Ukrainë, tregoi kur e vizitoi Mongolinë, vend anëtar i gjykatës, rishtazi se ai mund të udhëtojë jashtë vendit, dhe të mos arrestohet prapëseprapë.

Khan bëri kërkesë për fletarrestime në maj, duke i akuzuar Netanyahun dhe Gallantin për krime, duke përfshirë vrasje, sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe përndjekje.

Në lidhje me liderët izraelitë, Khan në mënyrë specifike i nënvizoi si arsye për fletarrestime “shkaktimin e urisë tek civilët si mjet lufte”, “shkaktimin e vuajtjeve të mëdha me qëllim”, “udhëheqjen e qëllimshme të sulmeve ndaj popullsisë civile” dhe “veprimet e tjera çnjerëzore”.

Khan i akuzoi tre liderët e Hamasit se janë përgjegjës për “shfarosje”, “rrëmbim”, “përdhunim dhe vepra të tjera të dhunës seksual “, “torturë” dhe “vepra çnjerëzore”, gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë.

Sulmi i Hamasit e nxiti luftën e Izraelit në Gazë.

Prej atëherë, hakmarrja e Izraeli e ka shkatërruar Gazën, si dhe i ka vrarë mbi 44.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi. REL

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme

Mike Eckel

Çmimet e qumështit, patateve, gjalpit po rriten në Rusi. Shitësit me pakicë po rrisin sigurinë për të parandaluar vjedhjet. Normat e hipotekave janë rritur, teksa shitjet e banesave të reja po bien.

Më shumë se 1.000 ditë që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje, Rusia ka transformuar ekonominë e saj, duke e riorganizuar atë për të fuqizuar përpjekjet e luftës dhe për t’u përballur me sanksionet perëndimore.

Shpenzimet qeveritare në gjëra sikurse prodhimi i tankeve, raketave dhe uniformave ushtarake kanë nxitur rritjen në mbarë vendin. Pagat jashtëzakonisht të larta për ushtarët vullnetarë – dhe shpërblime dhe përfitime në vlera monetare për të vejat – kanë dërguar fluks të madh parash në rajonet më të varfra.

Në anën tjetër, inflacioni po rritet. Banka Qendrore ruse ka luftuar që ta zbusë inflacionin, duke rritur normën bazë të interesit në 21 për qind në tetor – niveli më i lartë për më shumë se 20 vjet.

Sipas ekspertëve, zilja e alarmit është ndezur. Ekziston frika për një valë në rritje të falimentimeve të korporatave pasi kompanitë rrisin pagat, duke luftuar për të tërhequr punëtorët nga fuqia punëtore në tkurrje. Ndërkohë, normat e hipotekave, të nxitura nga Banka Qendrore, po i trembin qytetarët të blejnë prona në shumë rajone ruse.

“Tregu ka vdekur”, tha për Current Time një agjent i patundshmërisë, i cili kërkoi të mbeste anonim nga frika e hakmarrjes nga autoritetet. “Tregu aktualisht është i ngrirë, asgjë nuk po ndodh”.

Rritja ekonomike “padyshim është duke u ngadalësuar,” tha Laura Solanko, këshilltare e lartë në Institutin për Ekonomitë në Tranzicion të Bankës së Finlandës.

“Ekonomia është e tejnxehur, dhe norma e rritjes duhet të ngadalësohet”, tha ajo. “Por rritja shumë e ngadaltë – ose aspak rritje – nuk tregon që ekonomia është buzë kolapsit. Ajo nënkupton investime më të ngadalshme dhe ulje të disa shpenzimeve publike në muajt e ardhshëm”.

Shpenzimet e Qeverisë për shkak të luftës bën që të ketë rritje të Bruto Prodhimit të Brendshëm gjatë viti të kaluar me 3.6 për qind, pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe përpjekjeve për të ndërprerë tregtinë me Rusinë. Këtë vit, parashikimet janë që ekonomia të rritet me 3.9 për qind.

Ndërkohë, papunësia ra në 2.4 për qind në shtator, me mungesën e fuqisë punëtore që ndihmoi në rritjen e pagave.

Normat e larta të interesit nuk kanë ndikuar vetëm tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e borxhit të korporatave e ka bërë ndjeshëm më të shtrenjtë për kompanitë të marrin kredi me qëllim që të zgjerojnë operacionet e tyre – ose për të rritur pagat për të konkurruar me punëtorët që zgjedhin të regjistrohen për të luftuar në Ukrainë. Në disa rajone, burrat mund të marrin ekuivalentin e një viti pagë vetëm duke u regjistruar për të luftuar.

Pakënaqësia e udhëheqësve të bizneseve dhe drejtuesve të korporatave ndaj Bankës Qendrore tashmë ka dalë në pah.

Sergei Chemezov, kreu i konglomeratit industrial shtetëror Rostec dhe aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, u ankua para ngritjes më të fundit, se normat e larta të interesit ishin “një pengesë serioze për rritjen e mëtejshme industriale”.

“Politika financiare konservatore mund të çojë në stagflacion”, tha Chemezov.

“Me ritmin e tanishëm, është më fitimprurëse për kompanitë të ndalojnë zhvillimin dhe madje të zvogëlojnë shkallën e biznesit dhe të vendosin fondet e tyre në depozita sesa të ushtrojnë biznes dhe të përballen me rreziqe të ndërlidhura”, tha në muajin tetor Aleksei Mordashov, një oligark i lidhur me Kremlinin që drejton kompaninë më të madhe të çelikut në Rusi.

Chemezov dhe udhëheqës të tjerë biznesi kanë paralajmëruar gjithashtu për një rritje të falimentimeve të korporatave.

Banka Qendrore ruse parashikon një ngadalësim ekonomik për shkak të rritjes së normave të interesit. Në vitin 2025, pritet që rritja të zvogëlohet ndërmjet 0.5-1.5 për qind.

Ekspertët thanë se ka rrezik që politika e Bankës Qendrore ruse ta çojë ekonominë në stagflacion – një kombinim i ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe inflacionit të lartë. Një institut i lidhur me Qeverinë paralajmëroi për këtë në një raport të botuar më 13 nëntor.

“Niveli i lartë aktual i normës kyç të interesit dhe treguesit për rritje të mëtejshme kanë krijuar një rrezik për një rënie të ekonomisë dhe një kolapsim të investimeve në një të ardhme të afërt”, u tha në raport.

Kryetarja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, duket se mbrojti disa nga politikat fiskale të institucionit që udhëheq dhe u përpoq të qetësonte zërat kritikë. Ajo po ashtu e hodhi poshtë rrezikun e një stagflacioni.

“Ekonomia ruse është në një pikë kthese dhe mund të pritet një ngadalësim i inflacionit në muajt e ardhshëm”, tha ajo.

Moskës nuk do t’i bëjnë “përshtypje disa falimentime”, tha Janis Kluge, ekspert për ekonominë ruse në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurinë, sepse ato janë “të nevojshme për të vënë inflacionin nën kontroll”.

Falimentimet “duhet të ndihmojnë gjithashtu në rekrutimin” e burrave për të luftuar në Ukrainë, tha ai, pasi rusët “që nuk mund të shlyejnë borxhet e tyre janë më të prirë të bien dakord për” t’iu bashkuar ushtrisë.

“Në përgjithësi, situata ekonomike do të bëhet shumë më e ndërlikuar për Rusinë”, tha Kluge. “Për gati tre vjet, dukej se të gjithë po pasuroheshin nga kjo luftë. Por, tani po bëhet e qartë se kjo nuk do të ndodhë dhe duhet ta paguajë një çmim”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

“The New York Post”: Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore! Dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet

Dokumentet sekrete zbuluan dje se Berlini ka filluar të bëjë plane për mënyrën se si mund të ndihmojë në dislokimin e deri në 800 000 trupave të NATO-s – duke përfshirë amerikanë – në Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdon të rrisë sulmet bërthamore, sipas “The New York Post”.

“Operacioni Deutschland” është një plan prej 1000 faqesh për të përgatitur Gjermaninë për mundësinë e një skenari të Luftës së Tretë Botërore.

Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, dokumentet top-sekret thuhet se detajojnë ndërtesat dhe infrastrukturën specifike për t’u mbrojtur – në mënyrë që ato të mund të përdoren nga ushtria, se si duhet të përgatiten bizneset dhe civilët në rast të kërcënimeve të shtuara.

Ata sugjeruan gjithashtu se Berlini po përgatiste 200,000 automjete ushtarake në të gjithë territorin gjerman, nëse aleancës i kërkohet të bashkohet me përpjekjet e Ukrainës, megjithëse detaje të mëtejshme mbaheshin të klasifikuara.

“Gjermania gjithashtu ka këshilluar qytetarët për mënyrat për t’u përgatitur për më të keqen duke rritur vetëmjaftueshmërinë e tyre përmes mekanizmave, duke përfshirë instalimin e gjeneratorëve me naftë apo edhe turbinave me erë”, sipas raportit.

Putini “duke luajtur me frikën tonë”

Alarmi nuk është i përmbajtur në Gjermani. Suedia dhe Norvegjia gjithashtu kanë lëshuar së fundmi pamflete dhe literaturë që udhëzojnë qytetarët se si të përgatiten nëse konflikti i Luftës së Ukrainës shpërthen në vendet e tyre.

Shqetësimi në rritje vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin ndryshoi të martën zyrtarisht politikën e sulmeve bërthamore të Kremlinit, duke njoftuar se Moska tani mund të përdorte armë bërthamore për t’iu përgjigjur sulmeve jo-bërthamore, “armë konvencionale”.

Megjithëse Berlini është kritikuar për hezitimin e perceptuar në lidhje me mbështetjen e luftës së Ukrainës që nga viti 2022, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha të martën se vendi “nuk do ta linte veten të trembej” nga ndryshimi i politikës bërthamore të Putinit.

“Putini po luan me frikën tonë. Ai nuk filloi ta bënte këtë 1000 ditë më parë kur Rusia pushtoi Ukrainën, ai filloi në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë”, tha ajo.

“Gjermania, në veçanti, bëri gabimin atëherë, veçanërisht politikisht, duke lejuar veten të frikësohej nga kjo – dhe mbi të gjitha, duke mos dëgjuar partnerët e saj, veçanërisht partnerët tanë të Evropës Lindore, të cilët e bënë të qartë në atë kohë se ne nuk duhet të mbështetemi në premtimet e Kremlinit”, tha Baerbock.

“Ne duhet të investojmë në sigurinë dhe mbrojtjen tonë”, shtoi ajo.

Ndryshimi i politikës ishte në përgjigje të një tjetër zhvillimi të madh në ndjekjen penale të luftës këtë javë, vendimi i shumëpritur i SHBA-së për të lejuar Ukrainën të lëshonte raketa me rreze më të gjatë të prodhuara nga Amerika në Rusi – duke eliminuar një ish “hapësirë ​​të sigurt” që Rusia gëzonte rreth 190 milje nga kufiri ukrainas.

Ky veprim – si dhe vendimi i raportuar i Gjermanisë për të krijuar një plan të Luftës së Tretë Botërore – u nxit nga vendimi i Rusisë për t’i kërkuar Koresë së Veriut të dërgonte të paktën 10 000 trupa për të ndihmuar në luftën kundër Ukrainës .

Shumë liderë botërorë, ekspertë dhe zyrtarë amerikanë thanë se përfshirja e drejtpërdrejtë e trupave amerikane është përshkallëzimi më i rëndësishëm në luftë që nga fillimi i saj. bw

SHBA furnizon me mina tokësore Ukrainën

Presidenti Joe Biden autorizon dërgimin për të “frenuar përparimin rus”

VOAL- Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar furnizimin me mina tokësore për Ukrainën, tha një zyrtar amerikan për Reuters. Një hap që mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimit rus në lindje të vendit, veçanërisht nëse minat përdoren “së bashku me municione të tjera që vijnë nga Shtetet e Bashkuara”.

Megjithatë, SHBA pret që Kievi të mbajë premtimin e tij për të mos përdorur mina kundër personelit në zonat me popullsi të dendur nga civilë. Minat amerikane ndryshojnë nga ato ruse sepse janë “jo këmbëngulëse”, që do të thotë se pas një periudhe të caktuar kohore ato bëhen inerte. Me fjalë të tjera, për të punuar ata kërkojnë një bateri e cila, pasi të shkarkohet, nuk lejon që mina të ndizet.

Ndërkohë, mosmiratimet për këtë furnizim vijnë nga Moska. Më tej, Presidenti Vladimir Putin, në përgjigje të sulmeve të nisura nga Ukraina me raketa amerikane kundër territorit rus, deklaroi se “përdorimi i raketave amerikane është një akt dhune”. Putin gjithashtu “uli pragun për një sulm bërthamor rus në përgjigje të një game të gjerë sulmesh, duke përfshirë ato konvencionale, duke akuzuar Perëndimin se dëshiron të përshkallëzojë konfliktin”. Gjithashtu, duke specifikuar se Moska “e konsideron një sulm të raketave nga vendet e NATO-s kundër territorit të saj”, ai premtoi “përgjigje pasuese nga Rusia”.

Pritet një “sulm i mundshëm i rëndësishëm ajror”.

Ambasada e SHBA në Kiev paralajmëron për një “sulm të mundshëm të rëndësishëm ajror” që mund të ndodhë të mërkurën. Kështu lexojmë në faqen e përfaqësisë diplomatike. “Nga shumë kujdes, ambasada do të mbyllet dhe punonjësit janë udhëzuar të strehohen në vend.” Qytetarët amerikanë këshillohen “të jenë të përgatitur të strehohen menjëherë në rast se shpallet një paralajmërim për sulm ajror”.

U rrëzuan dronët ukrainas

Moska thotë se gjatë natës të së mërkurës, sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 44 dronë ukrainas mbi nëntë rajone ruse, duke përfshirë 20 mbi Novgorodin veriperëndimor. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Tass, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes. RSI

SHBA njeh kandidatin e opozitës si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë

VOA/Marrë nga Associated Press

Qeveria amerikane njohu të martën kandidatin e opozitës, Edmundo Gonzalez, si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë. Presidenti Nicolas Maduro pretendon se është fitues i zgjedhjeve të kontestuara të mbajtura në muajin korrik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e njohu zotin Gonzales si fitues të zgjedhjeve presidenciale përmes një shkrimi në rrjetin X, ndërsa bëri thirrje për respektimin e vullnetit të popullit të Venezuelës.

Administrata e Presidentit Joe Biden ishte shprehur më parë se zoti Gonzales kishte fituar shumicën e votave në zgjedhjet e debatueshme të 28 korrikut, por nuk ishte shprehur për njohjen e tij si president i sapozgjedhur.

Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës, i drejtuar nga njerëz besnikë të zotit Maduro, e kishte shpallur presidentin si fitues të zgjedhjeve vetëm pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme presidenciale, autoritetet zgjedhore nuk dhanë detaje për numërimin e votave.

Por koalicioni opozitar i mblodhi të dhënat nga 80% e makinave elektronike të votimit të mbarë vendin dhe i postoi ato në internet. Zoti González dhe udhëheqësja e opozitës, Maria Corina Machado, thanë se të dhënat treguan se ish diplomati i fitoi zgjedhjet me dy herë më shumë vota se Presidenti Maduro.

“Ne e vlerësojmë thellësisht njohjen e vullnetit sovran të të gjithë venezuelianëve”, tha zoti González në një postim në rrjetin X menjëherë pas deklaratës së Sekretarit Blinken të martën. “Ky gjest nderon dëshirën për ndryshim të popullit tonë dhe arritjen qytetare që bëmë së bashku më 28 korrik”.

Zoti González u largua nga Venezuela në muajin shtator për të mërguar në Spanjë pas lëshimit të një urdhër arresti në lidhje me një hetim mbi publikimin e të dhënave nga qendrat e votimit. Zyra e shtypit të qeverisë së Venezuelës nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Presidenti Maduro dhe autoritetet zgjedhore kanë refuzuar thirrjet e përsëritura nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kolumbia, Brazili dhe vende të tjera për të publikuar të dhënat e detajuara të votave që mbështesin rizgjedhjen e presidentit.

Kritikat e ashpra pas zgjedhjeve për mungesën e transparencës bënë që Presidenti Maduro t’i kërkonte Gjykatës së Lartë të Venezuelës, anëtarët e së cilës janë në linjë me partinë në pushtet, që të shqyrtonte rezultatet. Gjykata e Lartë konfirmoi fitoren e tij.

Ekspertë të Kombeve të Bashkuara dhe Qendrës Carter me seli në Shtetet e Bashkuara, që vëzhguan zgjedhjet me ftesë të qeverisë së zotit Maduro, dolën në përfundimin se rezultatet e shpallura nga autoritetet zgjedhore nuk ishin të besueshme. Mandati i ardhshëm presidencial në Venezuelë fillon më 10 janar.

Predha të drejtuara nga GPS, godasin 30 milje larg- Ushtria britanike teston sistemin e ri “Archer” afër kufirit të Rusisë

Ushtria Britanike ka lëshuar për herë të parë sistemin e saj të ri Archer Mobile Howitzer. Artileria Mbretërore testoi fuqinë e saj të fundit të zjarrit në Rrethin Arktik të hënën, vetëm 70 milje nga kufiri i Rusisë, në Ushtrimin Lightning Strike.

Ky ushtrim është pjesë e serisë më të gjerë Dynamic Front 25 të NATO-s, që do të zhvillohet në 5 vende dhe shënon stërvitjen më të madhe të artilerisë të Aleancës në Evropë.

Rreth 3,600 ushtarë, duke përfshirë rreth 1,250 trupa ndërkombëtare nga 28 vende, do të përfshihen në stërvitjet e luftës që po zhvillohen pranë Rovaniemit në Finlandë. Nga këta, rreth 350 ushtarë do të dislokohen nga Ushtria Britanike.

Është hera e parë që Finlanda organizon një stërvitje të madhe ushtarake ndërkombëtare që kur u bë anëtarja e 31-të e NATO-s në prill 2023, pak më shumë se një vit pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

Telemmglpict000402307420 17320145714890 Trans Nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqf0rf Wk3v23h2268p Xkpxc

Gjithashtu është hera e parë që Archer Mobile Howitzer është vendosur nga Ushtria Britanike për të kryer gjuajtje të drejtpërdrejtë, duke demonstruar aftësinë e tyre për të kryer sulme të thella.

Armët Archer 155 mm të Britanisë së Madhe janë krijuar për të gjuajtur predha shpërthyese ose municione të drejtuara nga GPS dhe mund të godasin objektivat 30 milje larg, duke dyfishuar rrezen e tyre të mëparshme. Raportohet se Howitzer mund të qëllojë 12 plumba në tre minuta.

Një ekuipazh prej tre ose katër vetash merret me ngarkimin, vendosjen dhe shkrepjen e armës nga brenda një kabine të blinduar. Rreth 16 shigjetarë do të zëvendësojnë 32 sisteme artilerie AS-90 që iu dhuruan Ukrainës.

Telemmglpict000402307225 17320144871380 Trans Nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqf0rf Wk3v23h2268p Xkpxc

Zona e qitjes dhe trajnimi në Lapland, e quajtur Rovajarvi, është më e madhja në Evropë.

Finlanda ndan një kufi prej 832 miljesh me Rusinë. Ajo ka ndjekur një status të rreptë të jo-angazhimit që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore në një përpjekje për të mbajtur marrëdhënie të përzemërta me Moskën, por vendosi të braktisë politikën pas pushtimit rus të Ukrainës.

Janne Makitalo, një kolonel finlandez dhe drejtor i stërvitjes, i tha AFP se “vetë zona është arsyeja pse aleatët duan të vijnë në zonën e stërvitjes Rovajarvi për t’u stërvitur”.

Kapiteni rus hidhet në erë, ishte pjesë e Flotës të Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

Shërbimi Sekret rus, i njohur si FSB ka publikuar pamjet e shpërthimit të një makine në Sevastopol, ku ka mbetur i vrarë kapiteni rus i klasit të parë, Valery Trankovsky, që ka qenë pjesë e Flotës ruse në Detin e Zi.

Autoritetet në Rusi kanë njoftuar se dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, që Kremlini e ka cilësuar si “sulm terrorist”.

Bëhet fjalë për një grua 38-vjeçe që kishte mbikëqyrur eprorin ushtarak rus, si dhe një burrë 47-vjeç që dyshohet se kishte vendosur mjetin shpërthyes në automjet.

Inteligjenca ushtarake ukrainase kishte njoftuar më herët se është kryer sulmi mbi komandantin rus, i cili kishte komanduar me flotën e anijeve ruse që kishin kryer sulme mbi qytetet ukrainase. bw

Kremlini: Ukraina na sulmoi me raketat e SHBA. Shpërthime në disa zona të territorit rus

Rusia ka thënë se Ukraina lëshoi ​​raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA në vend për herë të parë të martën. Ukraina përdori Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë (Atacms) në një sulm në rajonin Bryansk të Rusisë këtë mëngjes, tha Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Pesë raketa u rrëzuan dhe një u dëmtua, me fragmente të saj që shkaktuan një zjarr në një objekt ushtarak në rajon, tha në një deklaratë. Përdorimi i raketave amerikane u raportua edhe në mediat ukrainase, por Ukraina nuk ka komentuar ende.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sulmi filloi në orën 03:25 (00:25 GMT). “Zjarri i shkaktuar nga mbeturinat e rëna nga një prej raketave u shua shpejt dhe nuk pati viktima”, tha Ministria ruse. Ushtria e Ukrainës konfirmoi më herët se kishte goditur një depo municioni në rajonin rus të Bryansk.

Ai tha se sulmi, në një depo rreth 100 km nga kufiri pranë qytetit të Karaçev, shkaktoi 12 shpërthime dytësore. Mediat ukrainase, duke cituar një burim ushtarak, raportuan se raketat amerikane ishin përdorur në këtë kundërpërgjigje ushtarake nga ana e Kievit./BBC/ bw

Panik për familjen mbretërore! Hajdutët hyjnë në Kështjellën Windsor ndërsa William, Kate dhe fëmijët e tyre ishin duke fjetur

BRITANI E MADHE

Një natë tmerri për William, Kate dhe fëmijët e tyre. Disa persona të maskuar hynë në mjediset e Kështjellës Windsor, pranë rezidencës mbretërore dhe vodhën automjete bujqësore ndërkohë që William Kate dhe fëmijët ishin në gjumë.

Sipas ‘The Sun’, vjedhja daton në 13 tetor, por lajmet për të kanë dalë vetëm tani. Sipas saj dy burra u ngjitën në një gardh natën dhe përdorën një kamion të vjedhur për të thyer portën e oborrit mbretëror dhe për të vjedhur automjetet e fermës.

Burrat dyshohet se u arratisën me një kamion ferme dhe një biçikletë me katër rrota që ishin ruajtur në një hambar.

Porta e shkatërruar është disa minuta larg nga vila dhe familja mbretërore shihet rregullisht duke e përdorur atë, pasi është dalja më e afërt në shtëpinë e tyre.

Mbreti dhe bashkëshortja e tij Camilla nuk ishin në rezidencë. bw

Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjenocid

Papa Françesku për herë të parë ka folur për akuzat se Izraeli po kryen “gjenocid” kundër palestinezëve në Gazë. Ai në librin e tij që pritet të dalë së shpejti ka bërë thirrje për hetim të mëtejmë lidhur me atë nëse veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës konsistojnë me krimin e gjenocid.

Në librin e titulluar “Shpresa kurrë nuk zhgënjen. Pelegrinët drejt një bote më të mirë”, Papa flet për luftën në Gazë që nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit.

“Sipas disa ekspertëve, ajo që po ndodh në Gazë ka karakteristikat e gjenocidit”, shkroi kreu i Kishës Katolike në ekstraktin e publikuar më 17 nëntor nga e përditshmja italiane, La Stampa.

“Kjo duhet të studiohet me kujdes në mënyrë që të përcaktohet nëse situata korrespondon me përkufizimin e formuluar nga juristit e organizatave ndërkombëtare”, shtoi ai.

Papa shpesh ka kritikuar numrin e lartë të viktimave të shkaktuara nga operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se afër 44.000 persona janë vrarë që kur ka nisur lufta, shumica nga ta civilë.

Por, thirrja e tij për të hetuar nëse në Gazë po kryhet gjenocid paraqet herën e parë që Papa përmend termin gjenocid në kontekstin e operacioneve ushtarake të Izraelit në territorin palestinez.

Më herët gjatë javës, një Komitet i posaçëm i Kombeve të Bashkuara tha se metodat e luftës së Izraelit në Gazë “përkojnë me karakteristika të gjenocidit”, duke e akuzuar Izraelin se “po përdor urinë si metodë të luftës”.

Këto përfundime janë kundërshtuar nga SHBA-ja, mbështetësja kryesore e Izraelit.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Izraeli është përballur me akuza për gjenocid që kur ka nisur lufta.

Afrika e Jugut ka iniciuar një rast për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe padia është mbështetur nga disa shtete, përfshirë Turqia, Spanja dhe Meksika.

Papa Françesku vazhdimisht ka bërë thirrje për lirimin e pengjeve që Hamasi mori gjatë sulmit në Izrael.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Afër 100 pengje besohet se ende janë në Gazë. REL

Biden, presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që do të vizitojë pyjet tropikale të Amazonës

Joe Biden do të bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që do të shkelë në pyllin tropikal të Amazonës, pasi SHBA-ja pritet të zvogëlojë angazhimin e saj për të luftuar ndryshimet klimatike nën presidencën e ardhshme të Donald Trump.

Amazona masive – është sa përmasat e Australisë – ruan sasi të mëdha të dioksidit të karbonit në botë, një gaz serrë që nxit ndryshimin e klimës, edhe pse shpyllëzohet me shpejtësi, shkruan AP.

Biden pritet të bëjë një turne ajror mbi një pjesë të pyllit tropikal më të madh në botë, të takojë liderë vendas dhe indigjenë dhe të vizitojë një muze të Amazonës, ndërsa ai kërkon të nxjerrë në pah angazhimin e tij për ruajtjen e rajonit.

Administrata e tij njoftoi vitin e kaluar planet për një kontribut prej 500 milionë dollarësh në fondin Amazon, përpjekja më e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ruajtur pyjet tropikale, kryesisht financuar nga Norvegjia

Deri tani, qeveria e SHBA-së tha se ka dhënë 50 milionë dollarë, sipas një deklarate të korrikut nga ambasada e saj në Brazil, duke shtuar se do të “vazhdojë të punojë me Kongresin për të siguruar fondet e mbetura dhe aktivitetet e lidhura me të deri në vitin 2028″. sn

Me Starshipin e Elon Muskut pritet të fluturojmë brenda 1 ore, në çdo vend të botës

SpaceX i udhëhequr nga Elon Musk, po përparon me plane për të revolucionarizuar udhëtimin global, duke synuar të transportojë pasagjerë midis qyteteve kryesore brenda më pak se një ore duke përdorur raketën Starship.

Ky mjet hapësinor 120 metra i lartë, i ndërtuar nga çelik inox, është i aftë të arrijë shpejtësi deri në 27 mijë km/h, shumë më shpejt se aeroplanët komercialë më të shpejtë, që arrijnë rreth 1 mijë km/h.

Një përdorues i Twitter-it, @ajtourville, spekuloi se nën administratën e ish-presidentit, Donald Trump, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) mund të kishte miratuar planet ambicioze të SpaceX për udhëtimin ‘Tokë më Tokë’ brenda disa viteve. Musk konfirmoi realizueshmërinë e kësaj ideje, duke iu përgjigjur ‘tani është e mundur.’

Miliarderi, i cili pritet të bashkëdrejtojë Departamentin e Efiçencës Qeveritare (DOGE) me Vivek Ramaswamy, theksoi se projekti fitoi vrull pas rizgjedhjes së Trumpit.

Fillimisht i konceptuar rreth një dekadë më parë, plani parashikon që Starship të akomodojë deri në 1000 pasagjerë, të ngjitet në orbitë dhe të udhëtojë paralelisht me sipërfaqen e Tokës për të arritur destinacionin.

Sipas Daily Mail, pasagjerët do të përjetojnë forca G të larta gjatë nisjes dhe uljes, si dhe kushte të gravitetit të ulët gjatë fluturimit, duke kërkuar që rripat e sigurimit të mbeten të lidhur gjatë gjithë kohës.

Megjithëse koncepti ka potencial transformues, mbeten sfida të mëdha rregullatore dhe sigurie ndërsa SpaceX përparon drejt realizimit të kësaj vizioni revolucionar.

Elon Musk ka riafirmuar ambicien e SpaceX për të revolucionarizuar udhëtimin global duke përdorur raketën Starship, e cila ofron udhëtime nën një orë midis qyteteve të botës.

Në një postim të vitit 2019 në Twitter, Musk e përshkroi Starship si një ‘raketë ICBM që udhëton me shpejtësi Mach 25,’ me një kohë maksimale fluturimi prej 15 deri në 20 minuta, duke eliminuar nevojën për shërbime tradicionale të avionëve si tualetet, kuzhinat apo hapësirën për pilotë.

Musk theksoi sigurinë gjatë fluturimeve, duke deklaruar se pasagjerët ka të ngjarë të qëndrojnë të lidhur me rripa sigurie, duke e krahasuar përvojën me atraksionin Space Mountain të Disney.

‘Do të dilni në një kontinent tjetër’, shtoi ai, duke theksuar shpejtësinë dhe efikasitetin e paprecedentë të raketës.

Image

Kohëzgjatja e propozuar e fluturimeve me Starship

Londër në New York: 29 minuta

New York në Paris: 30 minuta

Honolulu në Tokio: 30 minuta

Tokio në Delhi: 30 minuta

Sydney në Singapor: 31 minuta

Los Angelos në Londër: 32 minuta

Londër në Hong Kong: 34 minuta

Londër në Cape Town: 34 minuta

Sydney në Delhi: 36 minuta

San Francisko në Delhi: 40 minuta

New York në Sydneyi: 49 minuta

Për shembull, fluturimi nga San Francisco në Delhi, i cili aktualisht kryhet nga Air India (AI) për rreth 15 orë, do të zgjaste vetëm 40 minuta me Starship.

Kjo është një ulje prej 95 për qind në kohë, duke e bërë atë 22 herë më të shpejtë sesa teknologjia më e shpejtë aktuale e udhëtimit. sn


Send this to a friend