Kantautori dhe këngëtari Charles Dumont, i cili kompozoi këngën me famë botërore “Non, je ne regrette rien” (“Jo, nuk më vjen keq për asgjë”) – e kënduar nga Edith Piaf – ka vdekur në moshën 95-vjeçare.
Dumont – i cili gjithashtu bashkëpunoi me këngëtaren amerikane, Barbra Streisand dhe yllin francezo-italian të viteve 1960, Dalida – vdiq në shtëpi pas një sëmundjeje të gjatë.
Ministrja franceze e Kulturës Rachida Dati e quajti Dumont “një figurë madhështore franceze”.
Karriera e Dumont pësoi një transformim në fund të viteve 1960, kur ai e bindi këngëtaren e njohur Piaf të performonte një nga kompozimet e tij, pasi ishte refuzuar disa herë.
Dumont e shkroi “Non, je ne regrette rien” – e cila ringjalli karrierën e Piaf – në vitin 1956 në moshën 27 vjeçare.
“Non, je ne regrette rien” – që atëherë u bë një klasik i paharrueshëm i Piaf, e cila vdiq në 1963.
“Nëna ime më lindi, por Edith Piaf më solli në botë”, tha Dumont në një intervistë të vitit 2015.
“Pa të, nuk do të kisha bërë kurrë gjithçka që kam bërë, as si kompozitor dhe as si këngëtar”, shtoi ai.
Për Dumont, takimi me Piaf shënoi fillimin e një marrëdhënieje të frytshme pune – duke rezultuar në shkrimin e më shumë se 30 këngëve për të. bw
Komentet