Policia e Arlingtonit, Teksas, i hapi menjëherë hetimet për rastin që të verifikojë nëse polici, Brad Miller, ka përdorur forcë të tepëruar. Polici u pezullua. ”Hetimet do të jenë të thella e transparente. Komuniteti e meriton,” pohon togeri Paul Rodriguez i Departimentit të Policisë të Arlingtonit, duke nënvizuar se 19 vjeçari dyshohej për një vjedhje dhe “pas një grindjeje u përdor forca”.
Afroamerikani, Christian Taylor, u përplas me veturën e tij kundër një vitrine në një shitoreje me komision të automjeteve në Buick. Policët po merrnin një telefonatë për një vjedhje, kur panë veturën e afroamerikanit që përplasej me vitrinën. U afruan dhe pas përleshjes, një nga policët qëlloi. Taylor ishe lojtar futolli në Angelo State University të San Angelo, Teksas.
Hetimet do të zhvillohen me ndihmën e telekamerave të pozicionuara brenda shitores, për të verifikuar nëse përdorimi i forcës kundër të riut ishte e tepëruar dhe nëse është në pajtim me rregullat e Departamentit të Policisë.
Komentet