VOAL – “Është koha që politikanët të pajisin zyrtarin federal të mbrojtjes së të dhënave me mjetet e nevojshme për ta përkthyer ligjin në praktikë, zbatimi i të cilit mungon shumë (…) Ekzistojnë tashmë një sasi të madhe të të dhënave në Facebook që kanë lidhje me Zvicrën, dhe ka pasur rrjedhje të dhënash si ajo që preku 800 000 klientë të Swisscom “. Kështu thotë Paul Olivier Dehaye, pronar i firmës konsulente personaldata.io, duke punuar me hetimet gazetareske në keqpërdorimin e këtij informacioni dhe do të dëshmojë para parlamentit britanik në rastin e Cambridge Analytica.

Paul Olivier Dehaye (personaldata.io)
“Marketingu e transformon qytetarin në një konsumator të politikës,” thotë matematikani dhe informatikani, sipas të cilit Facebooku është një aktor i fuqishëm dhe me ndikim për të cilin Konfederata nuk ka tani për tani mjetet për ta kontrolluar. Kjo përbën “një rrezik real për sovranitetin” e vendit.
Ndodhia, tani në qendër të vëmendjes së botës, shpjegon ai, ka marrë përmasa të tilla që përmes 270 000 njerëzve të cilët përdornin aplikimin e inkriminuar ka arritur të ketë më shumë se 50 milionë miq, dhe nga atje u rindërtua profili i një të pestës së elektoratit amerikan, duke u lejuar “të manipulojnë qarkullimin e informacionit dhe të drejtojnë diskutimin global mbi zgjedhjet” presidenciale.
Teknika të ngjashme “mund të jenë të suksesshme në çdo sistem politik” dhe çdo agjenci mund t’i përshtatë ato në Konfederatë. rsi
Komentet