Prej disa kohësh vijon protesta përpara Teatrit Kombëtar. Artistët dhe shoqëria civile kundërshtojnë prishjen e Teatrit. Nga ana tjetër kryeministri është shfaqur prej kohësh i vendosur për të çuar deri në fund vendimin për prishjen e tij.
Të shumtë janë ata e kanë kundërshtuar prishjen e këtij objekti për faktin se me ndërtimin e të riut, pranë tij do të ngrihet edhe një kullë. Fakt ky i kundërshtuar nga qeveria. Megjithatë ditën e djeshme kryeministri Rama i përfshirë në komentet në Facebook-un e tij ka pranuar për ndërtimin e kompleksit privat, si ai e quan në komentet e bëra në Facebook.

“Ani Ylli teatri ska asnje pronar tjeter pervec shtetit dhe ne token e teatrit do te ndertohet vetem teater e asgje tjeter, ndersa pertej kufirit te tokes se teatrit do te ndertohet nje kompleks privat patjeter! Ku eshte problemi ketu?! Ajo godine ska asnje vlere, eshte ndertuar nga ushtria italiane me tallash si kapanon per argetimin pas pune.
Keshtu qe s’ka asnje arsye ne bote te rrije aty si nje varreze, nderkohe qe aty eshte vendi ideal per ndertimin e Teatrit te Kombit! Sa per muhabetet e zakonshme me leke, me korrupsion, me kulla, me male e me fusha, ato jane nje mjerim per kedo qe harxhon kohen duke i bere! Perqafime Ani”, shkruan Rama.
Komentet