Lidhja Demokratike e Kosovës sipas traditës së themeluesit të saj Ibrahim Rugovës është mirë që sërish ta ve në veprim institucionin e nënkryetarit për një shqiptar të fesë së moçme. Ishte nënkryetar Anton Kola, pastaj Kolë Berisha, pse të mos bëhet një i tretë dhe të krijohet mirëbesim e harmoni e brendshme, që fatkeqësisht mungon tek të gjitha partitë politike shqiptare në Dardani. LDK-ja e kishte këtë harmoni, e kishte frymën e shqiptarizmit të moçëm. Kështu, do të liroheshin energji tjera pozitive, askush s’do ta ndjente vetën të braktisur a minoritet. Dhe do të rifreskohej tradita pozitive.
Shqiptarët e fesë së moçme (praktikues e jo praktikues të fesë) janë simpatizantët më të flakët të Rugovës e të LDK-së. Pse të mos i kthejmë në shtëpinë e tyre të vjetër?
Me nënkryetarin e fesë së moçme do t’u këputej gjuha shpifëse serbëve e dashakeqëve tjerë që përpiqen të na nxjerrin anti evropianë. Do të neutralizoheshin mafiozet islamikë që kanë depërtuar në të gjitha poret e jetës, do të neutralizoheshin demagogët që para dite pinë raki e pasdite shkojnë në xhami.
Komentet