E njoha në shkollë viatnamezen NGA,
E njoha,o miq,dhe mendja më la.
Më bëri për vete buzëqeshja fëminore
SE ishte e gjitha si freski mëngjesore!Kur fliste,nis skuqej sikur po bënte turp,
Një tjetër më të bukur,nuk kisha parë:nuk!
Me mollëzat e faqeve made in AZI:
Më hëngri,më bloi me synë e saj të zi.
Po buzët e fryra,të trasha plot tul
S’durova dhe viatnamezen e putha me vrull!
E di që do thoni:- Me siguri, po trllon!
Ma çani zemrën,nga malli pikon.
9 mars 2006
Tek pres autobuzin (jam me time mbesë)
Ja tek vjen indiania,më thotë:-Mirëmëngjes!
Më thotë mirëmënjges.ia kthej mirëmëngjes,
Por zë më ha indiania,me sytë e saj të zesë!Sytë e saj të zesë,të mëdhenj filxhan
M’i ngulë aq shpesh,sa bëhem duman!
Tek bluza dy komça,enkas mban zbërthyer
Tani unë nga sytë,bëhem lylyver.
Por dhe unë ia ngul,fshehur asaj sytë
se dua që t’i shoh,ku janë”mrekullitë”
Dy gjinjët e bukur që m’i ka si fshehur
Me mend ja kam thithur,sa me ta jam”velur”
Pastaj mbi indianen shtrihem kollopan
Magjia më zuri: u bëra “indian”!
E di që do thoni;-Ku shkoi “patrioti”?
Nuk kam faj,se me”hile” e kish bërë ZOTI.
“Hile” bëka ZOTI,prodhon “jashtë serie”
Dhe e humbet ropi,si kjo puna ime.
15 mars 2007
3. Indoneziania GUNTUR!
Rastësisht e njoha indonezianen Guntur,
Veç ta shihnit se si është!
Sa sharm që ka,po sa nur.
E sheh dhe mendja ta bën”fësht”!Dhe më shpjegon me gjuhën e saj,
Guntur do të thotë:bubullimë!
Më flet për 4-fëmijët pastaj:
Megavati, Suxmavati,Baju dhe Kartinë!
Megavat,në shqip,do të thotë”re”
Suxmavat do të thotë:”shpirt”
Baju do të thotë”uragan”,dhe
Katinka dot të thotë ylle,por ylle me bisht!
Gunturi vet është si një perlë
Unë vete nga vete dhe sytë nuk i ndaj
Një shpirt më hyn dhe një tjetër më del
S’kam turp ta them:-Dua ta përrlaj!
Më skuq ky mendmi në moshën time
SE jam tani plot 70-vjeç
Duron dot përballë kësaj”bubullime?”
E,moj GUNTUR,nga ZOTI e gjeçë!
23 janar 2012
4.Iraniania
Pse s’më flet,moj IRANIANE?
Pse s’më flet me gojë?
A s’e sheh,moj syfilxhane,
Po skuqem me bojë?
Më kalon me kokën ulur,
Sikur ke bërë turp?!
Po unë syrin mbi ty ngulur,
Turpin ha me bukë.
E të ndjek tinëzisht nga prapa,
Dua me ty të flas
Por m’i djeg ti ca”etapa”
Unë gati sa s’plas.
Se sado shaminë e mban
Lidhur dhe nën gushë
Por me syrin si filxhan
Sa s’më gjuan me pushkë!
Po më gjuan a mua më duket
SE hiç nuk më shikon
Shpirti im copa këputet
Vallë, a e kupton?
Lër “sheriatin” pak më vete
Hiqe pak shaminë!
Nuk e sheh që s’jam në vete
Se dua që të puth synë.
Atë sy,të madh filxhan
Që gati më”ha”
Plasa,plasa,o moj xhan!
Lëre mos e nga!
Të puth buzën,edhe synë
Lëre për “të tjera”
Në u mbusha me guxim
Faji ka pranvera.
18 maj 2009
5. SHEHREZADE
Kjo nuk është SHEHREZADEJA e përrallës,
Që prralte Sulltaniin për”Njëmijë e një net”
Kjo është një bukuroshe që më rri ballas
Që me syrin me bisht,mua më nget.
Sado që kokën e ka mbuluar me shami,
Dhe nënë gushë atë e mban lidhur
Po unë të gjuaj “fshehur”,ka kohë që di
SYrin nga ti s’e kam shqitur.
E quaj SHEHREZADE.se është nga Irani
Në sytë e saj sikur është gjithë qielli i Persisë!
Ah,- them me vete,- pati hak Sulltani
Që humbi përrallash prej bukurisë.
Saadiu për të e shkroi”Gjylistanin…”
Firdeusi a nuk shkroi “Shahnamenë”?
Sa kupa me verë ktheu KHAJAMI
ESENINI a s’la mendjen,për SHAGANENË?
Eh,SHEHREZADE,moj komshia ime!
Të shikoj fshehur,se hapur s’ma mban
Një kollë më zë,khu-khu,shpirtja ime
Lexoni dhe do thoni,në të drejtë kam?
25 nëntor 2008
Tiranë, 1 mars 2023