Në situatën kur njerëzit e politikës garojnë bllanko, garojnë më ofendime , zënka, rrena të përditshme , manipulime, nuk i mbajnë premtimet, nuk është qudi së sot shumica e të rinjëve nuk po ju besojnë. Si prurës të ligjeve dhe të shumë vendimeve politike për të rregulluar jetën tonë, politika duket së edhe për një kohë nuk do të këtë shumë përspektivë në Kosovë.Veprimet e tyre janë kurruptive, janë veprime të nepotizmit, klientelës, të punësimeve familjare, e të ilakave dhe të punësimit mbi baza partiake e hajnive të ndryshme…Politika sot në Kosovë është pa përmbajtje , e nisur më ndasi të mëdha, në trivialitete, ofendime dhe më sjellje bandititeske midis Kuvendit si institucioni më i lartë i shtetit, dhe në mjetët e informacionit publik. Pasojat e politikave të tilla , po ndihen tepër shumë , së jetën na kan bërë të keqe.
Situata ku më shumë po sillemi në rrethin vicioz, është jashtëzakonisht e dëmshme për shoqërinë e re të Kosovës.Të rinjët tanë po të kishin nga kush të mësonin dhe të edukoheshin, së kjo punë nuk bëhet vëtem gjatë shkollimit, do të kishin krijuar shumë gjera të mira për veten dhe për shtetin. Si duket të rinjët tanë edhe për një kohë duhet të jetojnë më frikë për të nesermen e tyre. Kjo gjeneratë relativisht e re e skenës tonë politke , e cila ka ardhur në pushtet, ishte dashur të krijon besim më të madh te njerëzitë e politikës. Ata mund të japin shëmbuj të mirë , duke ju ndihmuar dhe duke ju ngritur moralin, së përspektivën e kan në vendlindjën e tyre, e jo duke i braktisur masivisht ato.
Kthimi i besimit të humbur, e kthen edhe përspektivën për të ndërtuar jetë më të lumtur në vendin tënd.Duhet eliminuar negativitetet e shumta shoqërore dhe politike në kuptimin e gjërë të fjalës. Me të rinjët tanë duhet pasur një qasje krejtë më ndryshe , së sa e paten njerëzit e deri dje të politikës .Të rinjëve duhet dhënë hapësirë për veprim. Duhet dhënë hapësirë shumë më të madhe edhe në jetën publike…! Të rinjtë janë përspektiva e çdo shteti dhe kombi.