Bukuroshe e qeshur dhe e re
me barkun tënd të zbuluar,
dhe një medalje të artë
në kërthizë,
më thua se bën dashuri çdo ditë
dhe se je e lumtur e unë mendoj se barku yt
është i virgjër ndërsa imi
është një guzhëm nëpërkash
të cilën ju e quani poezi
dhe nuk është gjë tjetër veç e gjithë dashuria
që nuk e kam pasur
duke të parë ty unë e kam mallkuar
fatin që jam poete.
Komentet