AGOTA KRISTOF
1935-2011
Nga Agota Kristof (1935-2011) Ka botuar Çelësi i ashensorit. Ora e hershme (1999), Dje (edicioni i fundit, 2016), La vendetta, “hakmarrja”, (edicioni i fundit, 2017) dhe Trilogjia e qytetit K. Nga filmi i Silvio Soldinit “Djegia në erë” u mor nga Dje.
TË PRISJA
Po të prisja në rrugë në shi
shkoja me kokë ulur, të shihja vërtet
por nuk arrij të prekja dorën
Të prisja mbi një stol hijet e pemëve
binin mbi zhavorrin e freskët
si dhe hijen tënde ndërsa po i afroheshe
Të prisja në një herë natën mbi mal
Kërcisnin degët kur i mënjanove
nga fytyra e më the se s’qëndroje dot
Të prisja në breg me veshin rrafsh me
tokën dëgjoja zhurmën e hapave të tua
mbi rërën e butë dhe pastaj ra heshtja
Të prisja kur arrinin trenat e largët
dhe gjithë njerëzit ktheheshin në shtëpi
ti më bëre shenjë nga dritarja, po treni s’u ndal

Përktheu: Faslli Haliti
Komentet