Bilbil që rri zgjuar në pyllin me pisha,
pres e pres te dritarja e zërit tënd
që çelet në muzg.
Tutje shtrihet hëna,
mbi një botë të mbushur me mungesën tënde.
Pres dhe zemra më dhemb,
te dritarja e zërit tënd,
në këtë muzg xhamthyer.
O shteg i gjelbër! Po përse vallë,
tërë kjo pritje nxorri thikën kundër meje?
Komentet