“Njerëzit në vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste”. Këtë ka kërkuar Papa Françesku, ndërsa ka dënuar ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.
Papa Françesku i bëri vërejtjet gjatë një shërbese në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, në meshën tradicionale të Krishtlindjes më 24 dhjetor.
Papa tha se lindja e Jezusit në varfëri duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës. Ai tha se lindja e Krishtit vuri në pah një mënyrë të re të të jetuarit “jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët”.
“Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe”, – ka pyetur Papa Françesku.
Gjatë ditës së Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa do të përcjellë mesazhin e “Urbi et Orbi” nga ballkoni i sheshit të “Shën Pjetrit”.
Komentet