“Monumenti i Luanit”- (Löwendenkmal) ose Luani i Lucernës është një simbol monumental i qytetit të Zvicrës, projektuar nga Bertel Thorvaldsen dhe realizuar në gurë nga Lukas Ahorn midis viteve 1820-1821. Në kujtim të sakrificës të rojeve zvicerane masakruar më 1792 gjatë revolucionit francez, kur revolucionarët morën me forcë Pallatin Tuileries në Paris. Është skulptura e një luani të plagosur. Shkrimtari amerikan Mark Twain (1835-1910) që e ka vizituar monumentin ka thënë se “është monumenti në gur më i trishtë dhe më prekës në botë”. Dhe është vërtetë i tillë.
Kur e sheh, luanin e plagosur e të ngujuar në gur, trishtohesh edhe ti, sepse aq shprehëse është dhimbja që përjeton ai prej gati dy shekujsh.
Nga fillim të shekullit të 17-të, një regjiment i mercenarëve zviceranë kishte shërbyer pranë familjes Mbretërore të Francës. Më 6 tetor të vitit 1789, Mbreti Louis XVI kishte qenë i detyruar të lëvizë me familjen e tij nga Pallati i Versajës në Pallatin Tuileries në Paris.
Në qershor 1791 ai u përpoq të ikte jashtë vendit. Në 10 gusht 1792 revolucionarët sulmuan pallatin. Luftimet shpërthyen në mënyrë spontane pasi familja mbretërore ishte shoqëruar në lëvizjen nga Tuileries për të marrë strehim në Kuvendit Legjislativ. Rojet zvicerane nuk kishin patur municion dhe kishin qenë pak në numër dhe as urdhëri i Mbretit për t’u tërhequr, nuk kishte mundur të ndalte atë që ndodhi.
Nga rojet zvicerane që mbronin Tuileries, më shumë se gjashtëqind u vranë gjatë luftimeve apo u masakruan pas dorëzimit. Rreth dyqind vdiqën më pas në burg nga plagët ose u vranë gjatë masakrave që pasuan. Përveç njëqind rojeve zvicerane që arritën të arratisen nga Tuileries, pjesa tjetër ose u vra ose shkoi në gijotinë. Midis tyre edhe majori Karl Josef von Bachmann – që edhe kur e çuan në gijotinë nuk e hoqi uniformën e kuqe të ushtarakut zviceran. Thuhet gjithashtu se dy ushtarakë të tjerë të mbijetuar arritën grada të larta duke i shërbyer Napoleonit.
Nisma për krijimin e monumentit u mor nga Karl von Pfyffer Altishofen, oficer i Gardës që kishte qenë me pushime në Lucernë në në kohën e masakrës. Ai filloi mbledhjen e parave në 1818. Luani është i gdhëndur në shkëmb, monumenti është dhjetë metra në gjatësi dhe gjashtë metra në lartësi.Monumenti ka një mbishkrium në latinisht – Helvetiorum fidei ac Virtuti (“Për besnikërinë dhe trimërinë e Zvicrës”). Luani që po heq shpirt është i portretizuar pranë një heshte dhe pranë ka dy mburoja, një me stemën e monarkisë franceze dhe një me stemën e Zvicrës. Aty është shkruar edhe lista e oficerëve të vrarë dhe me numra romakë është shënuar numri i të vrarëve (DCCLX = 760), dhe i atyre që mbijetuan (CCCL = 350).Monumenti është përshkruar nga Thomas Carlyle në librin Revolucionin francez: Një histori. Luani është kopjuar në vitin 1894 nga Thomas M. Brady (1849-1907) për Luanin në Atlanta në Oakland Cemetery, Georgia.
Kjo foto është bërë në vitin 1900, të tjerat janë të ditëve të sotme
Komentet