Barometri diplomatik
*** -Z.Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti je i lumtur e me fat që të ka “ra hise” të konsultohesh me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , e jo me Vladimir Putinin ose me Slobodan Milosheviqin etj.. Thjesht, çdo anashkalim i Amerikës dhe i vendeve të Kuintit në Kosovë, do të ishte avantazh dhe sukses për politikën dhe për diplomacinë e aksit Beograd-Moskë.
Prandaj, Albin të lutem, të “mos vijë marre” fare, përherë të jesh në kontakt me miqtë, përkatësisht partnerët tanë historikë ndërkombëtarë (Amerika, NATO-ja, BE-ja dhe OKB-ja). Këtë bashkërendim me faktorët e theksuar ndërkombëtarë, e ke për obligim (jo vetëm ti, por edhe të gjithë pasardhësit tuaj, që do të vijnë në krye të qeverisë, pavarësisht nga “kodi” partiak) , sepse gjatë gjithë historisë së derisotme të marrëdhënieve ndërkombëtare, kështu kanë funksionuar dhe, edhe sot funksionojnë “aleancat”, çdo vendim veprues, duhet të jetë i “harmonizuar” dhe në interesin e përbashkët reciprok. Ndryshe, me vendime unilaterale dhe të njëanshme nuk mund të ketë aleancë e as partnerizëm në praktikë.
* * *
***Ai që ka copëtuar kombin shqiptar, duke e bastarduar me “kombin kosovar” (alias Nexhmedin Spahiu), ai është emblema më denigruese, më primitive dhe më anticivilizuese e Shqipërisë Etnike dhe e mbarë kombit shqiptar, jo përdorimi i flamurit kombëtar qoftë në pjesën veriore të Kosovës, apo në tërë Kosovën, ai nuk e ofendon askë, por vë në dukje identitetin autokton kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në Ballkan.
Ky copëtues dhe përçarës i Kombit Shqiptar nuk ka të drejtë të japë kurrfarë “leksionesh” se si duhet, ku duhet dhe, kur duhet të vihet Flamuri Kombëtar Shqiptar i Skënderbeut në Kosovë apo në vilajetet e tjera kombëtare të Shqipërisë Etnike. Ky farë “shkencëtari” pas formimit të “kombit kosovar” ka humbur të drejtën ligjore, që të flasë në emrin e Kombit Shqiptar, në emrin e Shtetit Shqitar dhe në emrin e Flamurit Shqiptar të Skënderbeut.
Flamri i Skëderbeut është simbol i gjithë kombit shqiptar në të gjitha katër(4) vilajetet shqiptare të Ballkanit. Ndaj, shqiptarët kanë të drejtën ligjore, që ta përdorin, kudo që shtrihen dhe jetojnë ata, sepse këtë ua garanton e drejta historike, kombëtare dhe ndërkombëtare, pavarësisht nga “përrallat me tupan” të kovaçit të “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiut me të cilat po e ushqen ultranacionalizmin, neokolonializmin dhe militarizmin etnocentrist dhe autodestruktiv serbomadh në trojet etnike shqiptare në Ballkan.
Nëse Kosova është e pavarur dhe sovrane, atëherë, duhet të mbrohet sovraniteti territorial dhe shtetëror i saj, mbase çdo pushtet “shtesë” është në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare, si dhe mohon de fakto dhe dejure të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës.
Këtë të vërtetë, “altoparlantët” shqipfolës dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (që kanë marrë anën e mbrojtjes së të drejtave të minoritet serb në Kosovë) duhet ta mbajnë parasysh, sepse ndërhyrja e Serbisë në punë të brendshme të Kosovës, është krim ndërkombëtar, që sanksionohet me Kartën e Kombeve të Bshkuara dhe me të dejtën ndërkombëtare.
Në këtë kuptim, nuk mund të ketë pazarllëk me Serbinë kolonialiste, se gjoja me mbrojtjen e sovranitetit nga ana e qeverisë së Albin Kurtit, po “synohet spastrimi i serbëve nga Kosova” (!?)
Për më tepër as de fakto e as de jure nuk mund të ketë vetëvendosje të brendshme dhe të jashtme nëse qeverisë së Kosovës i kufizohet dhe i kontestohet ( për shkak të mospërfilljes së orarit oportun) miratimi i vendimit për zbatimin e së drejtës së sovranitetit territorial dhe shtetëror qoftë në veriun apo në jgun e Kosovës.
E drejta e vetëvendosjes është e kushtëzuar nga e drejta e sovranitetit, pa të cilën vetëvendosja e brendshme dhe e jashtmes nuk ka kuptim as ligjor, as kushtetues e as ndërkombëtar.
Çudi dhe shumë absurd, Serbia edhe pas humbjes së kolonisë së saj 100-vjeçare (1912-1999), Kosovën e pavarur po e kërcënon me mosnjohje ndërshtetërore, duke e konsideruar ende pjesë të “integritetit territorial” të Serbisë sipas Kushtetutës në fuqi (2006) !?
Mirëpo, pa sovranitet shtetëror; pa ushtri kombëtare dhe pa kufij territorialë kombëtarë, përdorimi i flamurit nuk ka kuptim ( i fituar me gjak e sakrifica të jashtëzakonshme heroike ndër luftëra dhe beteja për komb, shtet e atdhe), qoftë i imponuar poltik nga ndonjë forcë madhore, o “spahinj”, që u dogjët, duke i mbrojtur kolonët serbë në Kosovë, duke i “vajtuar” ashtu sikurse presidenti serb Aleksandër Vuçiq, se gjoja “minoritarët serbë” po “diskriminohen” në të drejtat dhe liritë e tyre në emër të mbrojtjes së sovranitetit të Reublikës së Kosovës së pavarur., të drejtuar nga Vjosa Psmani (president) dhe nga Albin Kurti (kryeministër) .
Prandaj, nuk është fajtor përdorimi i flamurit të Skënderbeut në Kosovë, por car Llazari në Gazimestan dhe Vuçiqi në Tiranë, që po mohojnë kombin shqiptar dhe Dardaninë (Kosovën) e tyre shumëshekullore ilire. Ky është problemi historik i pazgjidhur mes Dardanisë dhe Serbisë së madhe imperialiste dhe gjenocidale në Gadishullin Ilirik (XII –XXI), jo përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar në Dardaninë e Shqipërisë Etnike.
Nëpërkëmbja dhe deficiti i sovranitetit vë në pikëoyetje legjitimitetin dhe legalitetin e e pavarësisë së Repubikës së Kosovës (17 shkurt 2008) !
Jo vetëm N. Spahiu, por të gjithë ata, që po e shpifin dhe shantazhojnë me “kritikat” e tyre, se gjoja kryeministri Albin Kurti po ua “shkurton” të drejtat dhe liritë elementare minoritarëve serbë në Kosovë, janë destruktivë, të njëanshëm dhe joparimorë, mbase minoriteti serb është më i favorizuari në përfitimin e të drejtave dhe lirive të tij, të parashikuara dhe të zbatuara me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Kosovës (15 qershor 2008).
Ndaj, në këtë rast, nuk mund të akuzohet politika, ligji dhe kushtetutshmëria e qeverisë së Kosovës, gjoja se minoritarëve serbë po u mohohen të drejtat dhe liritë e tyre (qoftë politike, etnike, ekonomike a sociale etj.), me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror dhe territorial të Kosovës, që në “prapavijë fsheh spastrimin etnik të serbëve nga Kosova” !?
Ky llloj kriticizmi është jo vetëm idiotizëm sui generis,, por edhe antihumanizëm dhe racizëm i zhveshur, duke qenë se minoriteti serb në Kosovë gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë në frymën e konventave, të marrëveshjeve, të protokolleve, të deklaratave dhe të rezolutave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë elementare të njeriut, të miratuara nga OKB-ja (1945-2024).
Në këtë kontekst, kur është fjala për mbrojtjen me çdo kusht të SOVRANITETIT të Republikës së pavarur të Kosovës, duke zbatuar të drejtën e brendshme dhe atë juridike ndërkombëtare si Qeveria e Kosovës, ashtu edhe partnerët e saj evropianondërkombëtarë, Serbisë duhet t’ia bëjnë me dije se, Kosova nuk është më “plaçkë koloniale e saj”, por shtet i pavarur dhe sovran, që vetë vendos për fatin dhe ardhmërinë e saj, JO ish-Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).
Në këtë vështrim, ne mund ta kritikojmë sa të duam kryeministrin Albin Kurti, por as ky e as përdorimi i flamujve ( shtetëror dhe kombëtar shqiptar) nuk janë problem që përshkallëzojnë trysninë politike mes Kosovës dhe Serbisë, por moszbatimi i sovranitetit eksplicit de fakto dhe de jure sipas së Drejtës Ndërkombëtare dhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ky është problemi, që do të zgjatë derisa OKB-ja ta njohë de fakto dhe de jure Kosovën (17 shkurt 2008- ) si shtet të pavarur dhe sovran, pavarësisht se çfarë kompromisi politik do të arrihet në Dialogun serbo-shqiptar në Brukesl (2011-2024).
Pse ndërhyrja 25-vjeçare e Serbisë në punë të brendshme të Kosovës nuk po sanksionohet nga bashkësia ndërkombëtare-OKB-ja ?
-Kush duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë vepër penale ndërkombëtare, mos edhe për këtë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duhet të mbajë përgjegjësi politike kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, apo presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi?
Natyrisht se, Serbia kolonialiste me “paternalistët” e saj filoserbë në Kosovë, e kritikojnë zbatimin e sovranitetit nga ana e qeverisë demoratike dhe paqësore të Albin Kurtit, sepse deri më sot as serbët e Kosovës e as Serbia (qeveria, kuvendi, prsidenca, Akademia e Shkencave Serbe, KOS-i, Universiteti… etj.) nuk e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, e cila më 17 shkurt 2024 i bën 16 vjet në liri dhe në paqe për të gjithë qytetarët e saj.
Ky është probemi që po shkakton “tensione” dhe akte agresive të Serbisë në Kosovë, siç ishte ndërhyrja agresore e terroristëve të saj në manastirin Banjskë të Mitrovicës, më 24 shtator 2023, me ç’rast vritet polici shqiptar Afrim Bunjaku, si dhe plagoset një bashkëpolicë tjetër.
-Prapë pyetja për “gardianët” e mbrojtjes dhe të ruajtjes së stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare-OKB-së, pse deri më sot Serbia agresore e presidentit Aleksandër Vuçiq nuk u sanksionua sikurse Slobodan Milosheviqi, Idi Amini, Sadam Huseni, Moamer el-Gadafi…etj.
Derisa Serbia nuk “shpërblehet” me sanksionet ligore ekonomike, politike, diplomatike ndëshkuese për përzierje në punë të brendshme të Kosovës (2000-2024), sigurisht se Beogradi zyrtar, do të përdorë të gjitha mjetet politiko-propagandistike dhe diplomatike për ta “bombarduar” shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Amerika dhe BE-ja, duhet të mbështetin kryeministrin Albin Kurti në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, mbase ky është mision strategjik i përbashkët. Ndryshe, presidenti Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Ana Bërnabiq nuk do të braktisin gjuhën dhe mjetet e tjera të politikës së forcës, duke u përzier direkt dhe indirekt në punë të brendshme të Republikës së Pavarur të Kosovës.
Fundja, Kosova do paqe, siguri, sovranitet dhe vetëvendosje të plotë, jo luftë, as frikësim e as panik, se gjoja “ndodhemi me një këmbë në luftë” me Serbinë ! Kjo nuk është e vërtetë, por propaganda dezinformuese , që ka për qëllim “ngritjen e tensioneve politike” mes Beogradit dhe Prishtinës, me shpresë se, do të ndezin konfliktin mes Moskës dhe Uashingtonit rreth çështjes së Kosovës, ku do të krijoheshin premisat për një luftë të tretë botërore.
Mikrëpo, pavarësisht se çfarë po kërkon strategjia unike serbo-ruse, që Kosovën ta mbajnë “epng” sipas Rezolutës 1244, të “ngrirë” në KS të OKB-së nga VETO-ja e Rusisë, sovraniteti i Kosovës, duhet të mbrohet para së gjithash nga ndërkombëtarët e vendosur në Kosovë për këtë qëllom madhor, jo vetem nga qeveria e Kosoves, e cila pa pëlqimin e tyre nuk mund të marrrë asnjë vendim valid juridik-kushtetues dhe politik. Këte e dëshmoi edhe kontestimi i “dinarit serb” në Kosovë, për çfarë u kritikua kryeministri Albin Kurti për moskoordinimin paraprak me vendet kuintit dhe me Ambasadorin amerikan Jeffrey M. Hovenier në Kosovë.