Faqja e Fondacionit Utalaya bën me dije në rrjetin social si më poshtë:
“Jemi krenarë dhe të lumtur të japim lajmin se Uta, heroina jonë e maleve, tashmë ka mposhtur edhe K2 me lartësi 8,611 m, dhe e ka renditur “Malin Vdekjeprues” në vendin e 11 në listën e saj të projektit 14/8000.
Ajo vazhdon të jetë gruaja e parë në Ballkan që ngrit flamujt e dy shteteve, duke shkëlqyer me akoma më shumë krenari.
Kjo arritje e madhe është një moment historik ndër të tjera, që i ka dhënë një frymëzim të fuqishëm komunitetit alpinist shqiptar.
Përkushtimi dhe vendosmëria e Uta Ibrahimi tregojnë se ajo është një udhëheqëse e vërtetë dhe një shembull frymëzues për të gjithë ne që kërkojmë të kalojmë kufijtë dhe të bëjmë ëndrrat tona realitet.
Uta e pa ndalshme, jo vetëm ndaj sfidave të ngjitjeve në majat më të larta në botë, por ajo po përballët edhe me sfida financiare të cilat po ia vështirësojnë rrugën për të përmbushur projektin e saj shumë të përzemërt, 14/8000.
Uta ka nevojë për mbështetjen tonë për të përfunduar misionin e saj.
Edhe kontributi më i vogël ka rëndësi, ju mund ta mbështesni përmes:
Voal.ch po kujton se Uta Ibrahimi është e para femër shqiptare që është ngjitur në Everest (8848m) dhe po ashtu ajo ka arritur gjashtë herë lartësitë 8000 metra.
—-
We are proud and happy to announce that Uta, our mountain heroine, has successfully climbed K2 at 8,611m and ranked “Death Mountain” 11th on her 14/8000 project list.
She continues to be the first woman in the Balkans to raise the flags of two countries, shining with even more pride.
This great achievement has given strong inspiration to the Albanian climbing community.
Uta’s dedication and determination demonstrate that she is a true leader and an inspiring example to all of us who seek to push the boundaries and turn our dreams into reality.
Uta is unstoppable, facing the challenges of climbing the highest peaks in the world and overcoming financial obstacles that have made it difficult for her to fulfill her heartfelt project, 14/8000.
Uta needs our support to finish her mission.
Even the smallest contribution matters, you can support via: