O vdekje, ulu aty e prit.
Merre një gotë verë e mos bëj zë.
Një si ti nuk mund të merret vesh me askënd,
një si ti nuk i kundërvihet skllaves së të padukshmes.
Merr frymë… ndoshta je dërmuar nga kjo ditë
e luftës së yjeve. Kush jam unë e pse ti më viziton?
Ke kohë ta shqyrtosh poezinë time? Jo. Nuk është puna jote
Ti je përgjegjëse e pjesës prej balte
të njeriut, jo e veprave të tij apo fjalëve të tij.
O vdekje, të kanë mundur të gjitha artet.
Të kanë mundur këngët e Mesopotamisë,
obelisku i Egjiptit, varret e Faraonëve,
gdhendjet në gur të një tempulli të kanë mundur,
kanë fituar, dhe iu ka shpëtuar kurtheve tua
përjetësia…
e atëherë bëj me ne, bëj me veten tënde ç’të duash.
Komentet