Përndritja në gjethe dhe bar
aq e gjelbër duket
çdo verë vera e fundit.
.
Era që fryn,
gjethet që fërgëllojnë në diell,
çdo ditë dita e fundit.
.
Një salamandër e kuqe,
e përhumbur në ëndërritje,
aq e ftohtë dhe aq e lehtë për t’u kapur
.
lëviz këmbët e saj delikate
dhe bishtin e gjatë. Unë e mbaj
dorën hapur që ajo të shkojë.
.
Çdo minutë minuta e fundit.
Komentet