Në jetë, shpesh fjalen Art dhe Artist, e përdorim në shumë aspekte edhe kur nuk kemi të bëjmë me artet e bukura. Po, ndodh që të kemi pranë një artist shumëdimensional, atëherë kjo fjalë zë vend shumfish. Arti si prodhim i së bukurës, edhe kur të shëmtuarën e jetës na e paraqet bukur. Ajo është artiste, tashmë e shpalosur në shumë dimensione. Prej fillemeve të saj është një artiste unike dhe fort e dashur për publikun e të gjitha moshave. Nuk është kopje e askujt në çdo sjellje arti. Në genet e saj vlon një gjak i pastër i atdhetarisë dhe humanizmit të pashoq.
Dhimbjen e një fëmije, të tronditur nga tërmeti, që fle në një garazh bagëtish, apo të moshuar që gdhinë e ngrysin ditët në çadra mbi një tokë të ngrirë. Këtë dhimbje dhe shëmtim të natyrës ta kthesh në një gëzim, nëpërmjet guximit, humanizmit dhe shijes estetike të një artisteje.

Ajo të befason, është e paparashikueshme. Ti e merr në tel, të takoheni të çmallesh pasi ka ardhur prej largësive mijra kilometrike. Ajo të thotë se po shkoj në fshatin Bubq, me pas në Nikël, e kështu ditë të tëra. E ndjej veten pak ngushtë që nuk jam me të në këto nisma. Është një vajzë delikate, me një trup mesatar, me një zë të ëmbël. Ku e gjen këtë forcë, të vjen në mëndje menjeherë pyetja.
Arti është skllavëri thotë filozofia. Eshtë “Anti Fat.” Dhe të fitosh mbi këtë skllavëri, e të ngrihesh mbi këtë antifat, do forcë të madhe shpirtërore. Dhe ajo Ermira Babaliu e bën këtë, me një forcë dhe dashuri të madhe. Të ardhurat që i siguron kjo pjesë antifat, e cila do aq shumë mund e sakrifica kudo, jo vetëm në vendin e saj ku të bësh art kushton shtrenjtë sa vetë jeta.
Ajo i merr këto të ardhura të fituara me mund dhe kërkon ti kthejë në një tjetër art, në ndihmë të atyre që fati i rezervoi një fatkeqësi natyrore. Ato, nuk i bën këngë të kënaq egon e saj estetike, por i kthen në fatin e dikujt tjetër dhe kjo i sjell gëzim. Artistja ka treguar shpesh talentin e saj në organizimin e eventeve festive. Ndaj di të organizojë mjaft mirë gjithçka, ashtu e vetme duke vënë në lëvizje miqtë e saj, bisnesmenë shqiptarë që kanë ecur me mundin dhe talentin e tyre, në ato shtete ku nuk ecet përpara e ndërtohet me korrupsion. Mbledh fonde, vjen per një muaj në atdhe, dhe bëhet e pakapshme për miqtë dhe shoqërinë. Porosit kontinjerët aty ky është më të mirë dhe më lirë, më një hapsirë të mjaftueshme. Siguron transportin dhe nuk trembet nga vështirësitë e terenit ku shkon. Merr informacione se ku është më e domosdoshme ndihma e saj. Dhe shkon. Inkurajon dhe ndihmon drejtuesit e makinave të mëdha të ecin në rrugë të vështira malesh dhe mbrin atje ku kanë dalë t’a presin. Ajo përlotet. Ata e kthejne në heroinë, e falenderojnë, i dhurojnë lule, përpiqen ta gostisin me çfar munden dhe Ermira, është shumë e lënduar. Nuk do të duket, ndaj ka shumë emocione kur flet, ajo që nuk e njeh emocionin as në skena të mëdha. Këtu përpara dhimbjes së kthyer në art, i mbahet goja, nuk mund të përzgjedhë fjalët e duhura. I ka lumturuar njerzit me zërin dhe këngët e saj. Me fjalë e paska të vështirë. Udhëton të ndihmojë në zonat e vështira. Në Bubq, në Kepin e Rodonit. Në ndihmë i vinë gazetaret e terenit të cilët e njohin vendin në çdo pëllëmbë. Mahnitet nga peisazhet, mëson historinë e secilit vend. Tek Kepi i Rodonit ngrihet Kalaja madhështore e Skëndërbeut. Pak më tej, Kisha e vjetër e Shën Na Ndoit. Në Nikël ka kaluar Skëndërbeu, aty në male u bënte pritë armiqve. Po pse luftoi kryeheroi. Pse këta njerëz të varfër këtu majë malesh.? Përgjigjia i vjen vetvetiu. “Jemi brenda një loti të madh…Mbetëm dhimbje!” – Këtë mesazh e merr me vete larg. Kërkon ta kthejë në këngë. Ky mendim i vjen këtu në mes malesh.
Ermira beson në Zot. “Se njeriu nuk e ka krijuar vetë egzistencën e tij. Ai evoluon mes forcash të cilat janë përtej tij.” Ajo i njeh mirë forcat brenda saj. Sepse përpos artit, ka mbaruar studimet për filozofi. Kjo e ndihmon të gjejë arsyen e kulluar në çdo rast. Nëse e pyet si ja del prej 25 vitesh, shkon e vjen aq shpesh nga larg, dhe punon aq shumë duke u kujdesur për njerzit e afërmëm dhe ata të largët, në të dyja vendet ku jeton dhe i ndajnë oqeanet. Po sepse ajo e di : “Puna është vetë morali në veprim. Është mëshirimi i vlerave në realitet”
Një nga detyrat e larta të individëve përballë shtetit është të jenë pjestarë të shtetit, të marrin pjesë në qeverisje. Dhë këtë të drejtë duhet tjua sigurojë vetë shteti. Thotë Hegel. Përsërit shpesh ajo.
Duke e parë dhe dëgjuar mendon se ku e gjen kjo artiste gjithë këtë vullnet. Kujtojmë se Vullneti, është dëshirë absolute, por jo gjithmonë e arrijmë atë që dëshërojmë. Ermira ja mbrin dëshirës me vullnetin e mirë. Dhe keto veprime të vullnetëshme, shprehin përsonalitetin e saj të plotë. Të cilin e ka të trashëguar nga gjaku i prejardhjes së saj. Kishte shumë dëshirë të rrinte pranë gjyshes së saj zëmërbardhë që gjithë jetën ishte në shërbim të njerëzve. Mbante shtëpinë, priste e përcillte njerës, duke u shtruar bukën me gatimet e rralla të guzhinës së Çollakëve. Mysafirë të mëdhenj e të vegjël. Të rriste fëmijë të shumtë të familjes, të bënte gjithçka që i duhej shtëpisë. Të kënaqte dhe gëzonte nipërit dhe mbesat, të priste shokët e shoqet e tyre e ti përcillte me duart plot gjithmonë. E mbi gjithçka, ledhatimet dhe buzëqeshja e saj ëngjëllore. Edhe përpara një realiteti të hidhur. Kur dy djemtë e mëdhenj, Reshit Çollaku i studiuar në akademitë e perëndimit, dhe i vëllai Muharremi mësues në krahinat e vendit dhe Kosovës, do të jepnin jetën për lirinë e atdheut të tyre. Ndërkohë biri tjetër Qaniu, do të vuante tmerrësisht mungesën e kësaj lirie për të cilët luftuan dy vëllezërit e tij. Ai një erudit i veçantë, do tu spjegonte nxënësve, Çehovin, Bodlerin, Dostojevskin, Lasgush Poradecin, Mitrush Kutelin dhe letërsinë e epërme botërore, do kërkonte lirinë e merituar të cilën nuk e gjeti në atë sitem të mallkuar, ndaj u largua kësaj bote shumë i ri.
Vetitë humane të familjes së saj, i trashëgoi edhe nëna e saj Verka, po në një tjetër kohë krizash ekonomike, kur shteti kish konfiskuar gjithçka. Po bujaria dhe mirësia e trashëguar ishte më e madhe se pasuria. Ato pak gjera që ndodheshin në shtëpi, ishin për miqtë e njerzit në nevojë. Mbi gjithçka ishin këshillat dhe mendimet pozitive për njerzit, dashamirësia dhe humanizmi pa skaj. Ermira nuk mund të mos kujtoj ngjarjet dhe tregimet për gjyshin Babaliu, mjek i studiuar në botën perëndimore për një kohë të gjatë, u kthye në vendin e tij, në situate të vështira për jetën dhe popullin e rrobëtuar. Ku gjyshi me humanizmin dhe zotësinë e tij, mbuloi mjeksinë në shumë krahina të Korçës e Pogradecit, jo vetëm në qytet. E plot histori e kujtime të familjes së saj. Ajo ishte e vogël atëherë kur Myzejen Kokoshi, e dashura e dajos së saj, Reshit Çollakut, i cili u vra nga gjermanët në Luftën e Pojskës, si komandant i Çetës së Mokrës. Prindërit e Myzejenit dhe familja e saj e nderuar Kokoshi, ishin atdhetarë të flaktë që kontribuan në krijimin e shtetit Shqiptar, ishin burgosur dhe interneuar nëpër kampet famëkeqe të komunizmit. Ajo erdhi nga Vlora dhe jetoi deri në fund të jetës, midis vëllezër e motrash me dashuri e përkujdesje të veçantë nga Çollakët.
Këto ngjarje tashmë në moshën e pjekurisë Ermirës, i vijnë si kujtime, dhe kthehen në forcë për të ecur përpara me vullnetin dhe dëshirën e saj për të kontribuar shpirtërisht dhe materialisht. Zëri dhe gjaku i të parëve e thëret në misionin human, në vendin e saj dhe njerzit kudo ndodhen. Këto kujtime e ndërgjegjësojnë më tepër se ky humanizëm nuk është as për mburrje dhe as për interesa. Është një diçka modeste që burron nga shpirti i saj prej artisteje. Dhe shpërblimi vjen nga lart, nga qielli. Vjen nga urimet e përlotura dhe buzëqeshjet e ngrohta të njerzve të mirë. Të lumtë Ermira!
Nadire Buzo
Tiranë me 20.02.20202

Nuk thone kot ,dardha nen dardhe do te bjere, Mira trashegon gjithe fisnikerine e familjes se saj….suksese ne misionin e saj ne ndihme te njerezve ne nevoje .Faleminderit Nadire per kete shkrim.