Në disa shkrime deri tash e kam shtruar problemin e hapjes së dosjeve. Se a duhet të hapen dosjet në Kosovë, është pyetje delikate e cila kërkon maturi, kërkon përgjegjësi politike dhe morale, por është një kapitull i cili duhet të mbyllet . Zatën hapja e dojeve është edhe kusht për integrimin e secilit shtet në Evropë. Shumë vende të ish bllokut komunist kanë përfunduar me punën e dosjeve, e kan shpallur të mbyllur kapitullin e ish sistemit komunist. Ende disa vende të rajonit nuk i kan hapur dosjët, ndër këto shtete është edhe Kosova. Ne dolem si shteti më i ri nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Kosova ishte e pushtuar për shume vite nga regjimi okupator serbosllavë, dhe kjo e vështirëson deri në një masë edhe punën e hapjes së dosjeve. Këtu mund të ndodhin edhe manipulime të ndryshme me dosjet për të futur përqarje të thella ndërmjet shqiptarëve. Megjithate hapja e dosjeve duhet bërë e deshti kush këtë punë ose jo. Dosjet të bëhën transparente , të shpërfaqin identitetin e secilit me emer , me çrast do të dinim për secilin a ka punuar mirë ose keq. Me hapjen e dosjeve do të kishim reformim të tërsishem edhe të sistemit .Te gjithë ata qe kan bërë vepra jo të mira do të përgjigjeshin para organeve të gjyqësisësë siq u bë kjo punë më hapjën e dosjeve ne shumë shtete të ish bllokut komunist. Do të ndërrmereshn shume veprime pragmatike , duke futur ne veprim ligjin e lustracionit në të gjitha organet përkatëse.
E di që shumë kush nuk do të dëshironte hapjen e dosjeve, sepse shumë kush ka shkelur më të dyja këmbët në dërrasa të kalbura, dhe hapja e dosjeve ata njerëz përfundimisht do ti shpërfaqte së cilët janë në fakt. Me hapjen e dosjeve përfundimisht do të hiqeshin hipotekat së cilët vërtetë ishi patriotet dhe cilët ishin patriotet e rremë. Logjika komuniste po gjën fushë veprim edhe sot në organet tona të shtetit. Ende strukturat e mbetura nga ish sisitemi komunist, janë bërë pandam i proceseve zhvillimore . Dihet se miqët tanë ndërkombëtar ishin ndihmaqarë të mëdhenje për tu liruar nga zgjedha serbe. Perëndimoret dhe Amerika e urrejne sistemin komunist sa vetë djallin, dhe të gjendët dikush edhe sot në në strukturat e shtetit është shumë e pa pranueshme për miqët Perëndimorë dhe për vet shqiptarët ,kur dihet se shumica janë me orjentime properëndimore dhe pro amerikane. Pikërisht Amerika dhe shtetet më të fuqishme perëndimore bënë që pakti ushtarak i Varshavës të shpërbehët dhe bashkë me këtë aleancë ushtarake të shëmbet edhe komunizmi ne Evropë . Të ndahet përgjithmonë shapi nga sheqeri siq thotë një fjalë e popullit. Sistemi kapitalist nuk thotë të grabitë kush qka të donë nga të mirat e shtetit dhe popullit. Sistemi kapitalist është sistemi më i avansuar , i cili kërkon menquri dhe përkushtim .Unë mendojë së edhe ky stagnim , duhet të shikohet nga ky kënd. Hapja e dosjeve, pastaj inkuadrimi në politikë i strukturave të pastërta do të bënte që situata e keqe e rrjedhave ekonomike te kapërcehet shumë më shpejt. Punët nuk janë duke na ecur as për afër siq i kemi parmenduar, edhe pse e dime që faza e tranzicionit për secilin shtet është proces i vështirë. Por, kështu të na bëhen punët jo mirë, nuk është paramenduar. Këto hipoteka nga e kaluara një ditë duhet të hiqen nga rendi i ditës. Çdo vonesë do të na kushton shtrenjte si shtet dhe si komb.Eshtë pritur nga shqiptarët në të gjtha trojet etnike që ta shfrytëzojnë rastin historik që të bëhemi faktori dominant në Ballkan pas shumë dekadash. Hapja e dosjeve përfundimisht do te hiqte dilemat së cilët ishin në të kaluarën dhe te tashmen heronjët e vërtetë të kombit.Varret e hapura të Reçakut, Mejës, Rahovecit, Lybeniqit, Qyshkut dhe shume varrezave te tjera , janë vazhdimësi e varrezave masive të Tivarit dhe masakrave te tjera që i bën sllavokomunistet mbi shqiptaret në tokën e tyre. Dosjët do ishte mirë të hapen , në mënyrë që të keqijat komuniste të përfundojnë , dhe të cilat kurrë më mos të përseriten në trojet shqiptare…
Komentet