Fillimgushti, pasdite vone, asfalti qe shtrihet,
Mbi stomin e Gorrese, cliron nxehtesi,
Kaloj nga Ura e Gjeloshit,
Anes kanalit vadites,
Pernjehere ambjenti i fresket,
Hije si me kondicioner.
Trojet, pyjet, gorgat, rrelat,
Dikur vinin me rradhe,
E Shaban Asllanit, Ali Brahimit, Grosh Elezit,
Gorgat i shkarkonte rrela n’Trapakeq,
Gryke e vjeter Madjet, ne Shllinza, ne det.
Gorga e Groshit rrethuar me qarra e frasher te larte,
Murlani dimrit rreshqet mbi majat e pemeve,
Naten shpendet e nates i tremb vetmia,
Veres lagshti anes rruges neper tunelin gjethor,
Pret lagshtin e nates tjeter, nuk avullon.
Sipas shijes se natyres ishte krijuar,
Deshira e Groshit iu pershtat gorges,
Mbi kalin dori kur nisej prej Honekut te Goges,
Te gorga shikonte bimet, gjallesat, fillimin e jetes.
Gjok Prela, Musa H. e Mexhit Gjoka,
I zhgulen drute e larta me rranje te trasha,
Me buldozer i stivosen, si nje argjinature,
Mandej humusi perfundoi ne fund te pusave.
Bonifikimi e tjetersoi natyren,
Prona e perbashket rrafshoi njerezit.
Djemt e burrat e larte moren arratine, iken me lisat,
Veshjet me arna u bane motivi,
Copa origjinale nuk shihej,
Shume dashamires te tokes u larguan.
Te vendi ku i thone Gorga e Groshit,
Femijet nuk mbledhin kallij as mbjellin lakna foragjere me grate,
Ne vend te qarrave e frashnave, tash,
Njemifletsha, qirijte e kashtes kane dale ne krye,
Rosat e egra u duken rralle e me rralle.
C’mu kujtove ne kete mbramje o malsor prej xxxxx Duart vetem vllaznit me Yllin Bolshevik ne balle t’i paten lidhe e fye rande, ne kambe vet i tridhet e tetti, sa vitet qe bante koloneli, ne kambe iu detyruan me ec , prej Postes MP te Gurzit Pusi I Zeqirit, te Posta MP ne Kruje, pa pas lidhje me ngjarjen ne Pyllin e Luc Precit, sepse deklarove se ne xhami ishe, vertet ishte e xhuma, diten e faljes para Zotit. Emni e babes, nanes ta kerkuan, e bashkpuntor kurre nuk u bane.
Shiu i ketij fillimgushtit,
Gezoi bimet rreth gorges,
Tokat e lena djerre i mbyllen plasat,
Nje fik i zi ma ndjen ta provoj,
Nen gjethe, afer kanalit me uji.
Ajri i paster, i fresket,
Qielli i kuqerremte ne perendim te Diellit,
Rrezet reflektohen ne xhamat e shtepiave,
Ne rete nga jugu deri ne qytetet e Kurbinit,
Une thith ajrin me lageshtin e mbramjes,
Me mbresat e aromen e mjaltit te gramit.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
V.O. : poshte ne foto pjestare te komunitetit te Arzhanices, treva e Shqiperise se Vogel ose Plava e Gucia. Ne foton e fundit ndodhen burra nga Gurzi, Bregu i Mates, Plava e Gucia, pjestar te komitetit per clirimin e Plaves e Gucise, v. 1941. Foto te tjera ilustruese nga vinte familja Grosh Elezit i vendosur rreth Honekut te Goges ne Gorrene e Siperme. Grosh Elezi u lind ne kete vend dhe ishte 52 vjec kur pa me syte e tij masakren e Gurezit dhe degjoi mbi vrasjen misterioze te dy ushtarakeve te Postes se Mbrojtjes se Popullit ne lagjen jugore te Gorrese, prane tokave te kushrijve te Tij. Me kolektivizimin e bujqesise per Groshin dhe bashkkomunitarve te tij erdhi nje kohe shume e veshtire dhe ne keto kushte Ai u shperngul per ne qytet. Groshi la ketu token dhe nje emer te mire.
Burra nga komuniteti i Grosh Elezit ne lokalitetin e Honekut te Goges, Gorre-Kurbin
Kjo foto e randesishme e bashkpunimit te malsorve te Gurezit, Bregut te Mates dhe zones se Arzhanices, Plave-Guci, v. 1941.