Për një minutë, qielli u errësua në Exmouth, Australia Perëndimore sot, ndërsa Hëna hodhi hijen e saj mbi tokën e zonës së largët dhe banorët panë të emocionuar eklipsin diellor hibrid, një fenomen i rrallë astronomik.
Eklipsi diellor hibrid, siç është “pagëzuar”, fillimisht ishte i dukshëm në rajonet e Oqeanit Indian dhe me kalimin e kohës, banorët e Oqeanit Paqësor do të mund ta shijojnë atë. Banorët e Australisë Perëndimore do të kenë një pamje më të mirë të fenomenit në Timorin Lindor dhe ishujt lindorë të Indonezisë.
Eklipsi diellor hibrid i sotëm është një nga shtatë eklipset totale të shekullit të 21-të, ndërsa eklipsi i ardhshëm pritet në vitin 2031. Ai kombinon tipin unazor dhe total dhe ndodh me shtrirjen e Hënës dhe Diellit. Por kjo ndodh në një mënyrë “eliptike”, kështu që hija e Hënës shfaqet me një unazë drite rreth saj.
LOOK UP, SELENOPHILES! 🌖
A rare hybrid solar eclipse graces the skies of Parañaque City on Thursday morning.
Such celestial events happen about once every decade—the last one was in 2013 and the next one isn’t until 2031. pic.twitter.com/iMTNzoOU89
— The Philippine Star (@PhilippineStar) April 20, 2023
Në Exmouth, Australia Perëndimore, banorët i tregojnë BBC- së përvojën e tyre të jashtëzakonshme.” Shumica e njerëzve pushuan së foluri , temperatura ra dhe era pushoi. Ishte diçka e pabesueshme të ndjeje që gjithçka rreth teje të qetësohej”, thotë profesoresha Sabine Belsted nga Universiteti i Australisë Perëndimore, e cila ishte në Exmouth për të dëshmuar fenomenin.
Siç raporton rrjeti britanik, fenomeni i rrallë pati mundësinë të ndiqet nga shumë banorë të rajoneve të hemisferës jugore, kryesisht Australisë dhe Indonezisë. Në Xhakarta në kryeqytetin e Indonezisë, qindra njerëz nxituan për të parë eklipsin diellor hibrid, i cili u errësua nga retë.
Nga banorët e hemisferës jugore që ngritën kokën sot, disa mbanin syze speciale, ndërsa adhuruesit e fenomeneve qiellore ishin të pajisur me teleskopë.
Azka Azahra, 21 vjeç, erdhi me motrën dhe miqtë e saj në Xhakartë për ta parë Eklipsin nga afër duke përdorur teleskopët së bashku me qindra vizitorë të tjerë. “Më vjen mirë që erdha, edhe pse është me re. Jam i lumtur të shoh se si njerëz me entuziazëm të madh vijnë këtu për të parë eklipsin, sepse është e rrallë ”, u tha ai gazetarëve.
(BalkanWeb)