Anipse Protestat e datës 29 shtator 2018 janë thirrë nga LVV, kjo nuk është krejtë çështje vetem e kësaj partie, por është çështje me e madhe, iu takon të gjithëve, sepse është në pyetje copëtimi i Atdheut.
Po pse duhet të protestojmë?!
1.Duhet të protestojmë sepse atdheu është në rrezik të coptohet, siç vepruan me Çakorrin. Pra, është ne rrezik ta humbim pjesen me të flakrueme me ar, argjend, plumb, zink, qe s’i ka askush ne botë Veriun e Kosovës mbi 30% të atdheut, te ciles ia ka lakmi Amerika, Anglia, Rusia, Gjermani, Franca,etj, Pa Veriun, Kosova nuk është më Kosovë, sepse është buka dhe jeta e Kosovës,
2.Duhet të protestojmë sepse shteti është i kapun, i zaptuem nga bandat politike të krimit te organizuar. Për çdo ditë hajnija dhe korrupcioni janë në rritje. Për çdo ditë po lindin milioner te rinjë duke e zhhvatë shtetin,
3.Duhet të protestojmë spse nga gjendja e pa përspektivë ne vend, për çdo ditë e më shumë djaleria dhe vajzëria e jonë, pra pjesa më e shendëtëshme e kombit, po ikë jashtë vendit, kurse popullsia e Kosovës për çdo ditë po zvogëlohët,
4.Duhet te protestoni, sepse të gjitha këto mund te ndalën vetem me protesta të organizuar, te qeta te dinnitetëshme, për ti treguar botës së çfarë po ndodhë në Kosovë, për ti treguar botës së duhet ndaë kjo mafia politike e cila po e luan lojën e djallit me armikun tonë shekullor, pa kërkuar nga ajo asgje, bile asgjë, bile as kërkimfalje për gjenocidin qe e ka ba ne Kosovë.
Duhet të protestojmë të gjithë?!
5.Në protesta duhet te dalim të gjithë i madh e i vogë, nxanes dhe studente, fshatarë dhe qytetarë, minator dhe bujq, afarist dhe bisnismenë,
6.Në protesta duhet të dalin edhe ata të cilëve ua kanë ndalu të Protestojnë, duhet të protestojë edhe anëtarësia dhe elektorati i LDK dhe të PSD, te cilët ua ndaluan anëtarësisë të protestojnë, sepse i frikësohen PDK-se e cila qe moti ua ka hangër oren dhe nuk guxojnë të ndihem prej sajë. Pra, protestoni edhe ju anëtarësia e PSD e ish Kaqusha Jasharit dhe tani janë bërë bishta të PDK-së.
7.Protestoni, dilni masovikisht ne protesta sepse atdheu është në rrezik nga coptimi. Protestoni, nese ia doni të mirën Atdhëut. Protestoni fuqishëm për ta mbrojtë lirin të cilën e fituat me gjakun e biajve dhe bijëve Tuaj, dhe te cilën ua kanë rremby klanat dhe bandat e ndryshme mafioze. Protestoni qe te largohen njeherë e përgjithëmonë këta keqpërdorues të shtetit. Protestoni sepse kjo është detyrë për ti dalë zot Atdhëut.
Pra, 29 shtatori 2018 është dita e Juaj. Atë ditë protestoni fuqishem. Protestoni me faqe te bardhë, me maturi, dinjitetshëm dhe më meçuri.
Zoti na ndihmoftë!
Komentet