Situata sot është kjo që e shohin, prekin të gjithë. Askush nuk mundet të fshihet si struci, të gjithë shohin si domosdoshmëri bashkimin pasi, është e vetmja mënyrë per te fituar. Kjo domosdoshmëri është reale. Por, sa e ndërlikuar në dukje, aq e thjeshtë për tu bërë realitet. Dhe kjo arrihet me një përkushtim të çdo demokrati,pa pasur asnjë paragjykim. Pa kërkuar imponim, Pa pritur që njëri ti kërkojë falje tjetrit pasi. Nëse ulem i në një tryezë, do të thotë se dhe falja është kërkuar por, dhe është pranuar.
Realisht kemi të bëjmë me dy fraksione brënda P.D.-së
Kjo gjë nuk mund të mohohet. Por, një gjë të tillë e pranon dhe statusi i partisë. Ngurrimi për të pranuar freksionin tjetër, duket n në pamje të parë i pa mundur. Por, nëse ngelemi vetëm tek retorika, apo dëshira, ky bashkim nuk mundet të realizohet. Duhet një debat brënda partisë. Një debat mbi bazën e alternativës pasi, e djathta funksionon mbi bazën e alternativës. Dhe çdo fraksion, bashkarisht zbaton alternativën fitimtare. Kjo sjell dhe bashkimin rreal e funksional të partisë.
Në bisedime e debate. Fraksionet ulen të barabartë, duke hedhur në tryezë alternativat, të cilat, kurrësesi, nuk mundet të jenë imponuese për njërin apo tjetrin fraksion. Ky debat nuk mundet të bëhet në distancë. Por duke u ulur bashkë në një sallë ku, çdo raksion duhet të këtë përfaqsim të barabarë. Këtu vlen për tu theksuar se. Askush nuk ka të drejtë ti vërë kushte përfaqsimi askujt. Por të ndiqet rregulli i së djathtës. Pra debati të bëhet mbi bazë alternativash logjike dhe jo imponuese.
Në raste të tilla. Partitë e djathta vendosin si garanci drejtësie “të urtët e partisë” fatkeqsisht tek pd nuk ka një grup të urtësh. Ndaj i del detyrë çdo kujtë që mendon e gjykon se nundet ta realizoi këtë debat. Por, gjithmonë duhet të ketë besimin e fraksioneve. Nuk e vë në dyshim se, këtë duhet ta bëjnë njerëz me itegritet, personalitet të cilët mbartin kontribute e vlerat e tyre. Çka do të thotë se, është një përgjegjësi mjaft e madhe, për atë individ apo grup, që e merr përsipër këtë inisiativë. Unë po punoj e do punoj për realizimin e këtij bashkimi. Panvarsisht nga paragjykimet apo mos besimin e atyre që më shumë i shërbejnë soros se sa të djathtës e vetë partisë Pasi e ndjej për detyrim dhe pse është një rrisk i madh. Por tek e fundit, politika nuk luhet pa rrisqe
Kjo duhet të realizohet sa më parë. Arsyeja është e thjeshtë. Në zgjedhjet lokale, asnjë fraksion nuk do mundet të fitojë i vetëm. Fushata nuk mundet të bëhet veçmas. Por, e bashkuar. Kjo dhe për vetë faktin se. Fitorja nuk realizohet vetëm me votat e antarsisë. Por, duhet një elektorat shumice. Kur elektorati të sheh të bashkuar. Atij i ngjall shpresën dhe i krijon besimin. Çka do të thotë se ai elektorat do të votojë por, do votojë një sigël, ngë parti. Atë Partinë e bashkuar që, e sheh në fushatë me një program, me një alternativë një kandidat.
Dalla e dy fraksioneve të P.D.-së më vehte. Do të thotë se. Nuk i përkasin të djathtës. Nuk mendojnë e nuk duan fitoren. Por me dashje apo pa dashje, pranojnë humbjen pa filluar, dhe nuk punojnë për të marrë pushtetin lokal, i cili është domosdoshmëri duke parë dhe për fitoren e zgjedhjeve politike. Prandaj them së dy fraksionet duhet të pranojnë alternativën e bashkimit dhe daljen në zgjedhje vetëm me një sigël e kandidat.
Çdo rrugë tjetër. Duket e pa vënd dhe e pa justifikueshme para antarësisë në rradhë të parë. Por dhe ndaj elektoratit i cili, për hir të së vërtetës, e sheh sot P.D.-në dhe opozitën si Varka e vetme e shoëtimin ndaj këti shteti mafioz të ngritur nga Edvini.
Koha për ndryshim është tani, më vonë do jetë sa e pa mundur por, do e kthejë P,D.-në në një parti të cotuar, dhe të pa shpresë për dhqiptarët të cilët, Po emigrojnë çdo ditë e më shumë.
Komentet