-Etlevë, këtë poezi po ta jap hua për lexim!
Ah, kjo birrë dardane e maleve të bardha
më shpie nëpër kohëra të fillimit pellazg
më shpie në kohëra Ilirësh dhe epirotësh
më shpie në shtëpinë e Zeusit dhe Herës
në shtëpinë e Dhemetrës, Thotit e Eskilit
aty ku mbahej mesha shqip e perëndive,
mesha me fjalët më të hershme të shqipes.
meshë me gjuhë dhe fjalë më të hershme!
Ah, kjo birrë dardane e maleve të bardha
më bëri ta dëgjoj himnin poetik të tokës
se të gjithë jemi me gjuhë dhe me atdhe
të ligjëruar nga Dhemetra, nga më e para
hyjneshë e bijve dhe bijave të pellazgjisë
aty ku u ngjiz Njëperëndia e kësaj bote,
pellazgët s´e kishin frikë ta thoshin hapur
se në këtë botë s´mund të ketë dy perëndi.
Ah, kjo birrë dardane e maleve të bardha
më futi në një botën pa fjalë dhe pa ëndrra
më futi në djepin më të lashtë të shqipeve
aty ku u kurorëzua gjuha ipe e perëndive,
Alfabeti pellazg me 54 shkronja, si dhe
mesha shqip sipas urdhrit të Dhemetrës.
Pasioni për letërsinë më nxori në Dodonë
më nxiti t´i këndojë gjakut tim, trimave të
Moresë, të Atikës, Beotisë dhe Çamërisë!…
Shqipet e tërë Mesdheu e kanë dëshmuar
forcën e gjuhës shqipe dhe të bukurën e
e saj, për gjuhën e Thotit dhe Aleksandrit
për gjuhën shqipe të Pirros dhe Apollonit
për gjuhë shqipe të Sokratit dhe Platonit
për gjuhën shqipe të Kadmit dhe të Ilirit
për gjuhën shqipe të bukës dhe të armëve
për gjuhën Ipe të 4 papëve të krishterimit.
Kjo birrë dardane me ujë malesh me borë
më krijon drithmë dashurie në tërë qenien
drithmë që rend pandalshëm nga truri tek
mendja dhe, nga shqisa në shqisë e përtej
Etleva, gjithë jetën do t´i këndoj pellazgët
se shqiptarët jemi pellazgë-ilirët e sotëm
të tërë kemi një gjuhë, një gjak, një atdhe!
Ky motiv me atdhe e që e kërkon atdheun
merr pjesë në proces të së vërtetës e tjerë
poeti niset nga shtëpia e tij letrare e artit
dhe merr përsipër fatin e të vërtetës së tij,
çlirimin nga shumë histori të kot-thëna.
Në këtë çast pak të dehur me të dehurën
pyes, sa jetë e jona mund të jetë letërsi,
dhe çfarë do të ndodhte po të fitonte Iliria
a do të ishte Roma Ilire, Athina, Karjotët
pjesë e atdheut tonë të ndarë e t´zvogëluar
unë e di se këto gjëra mund edhe të bëhen
po për epokë tjetër duhet ta gjejmë udhën!…
Atdhe Geci – Dortmund, 10.01 2024