Pajisjet e frymëmarrjes janë ndër produktet që mund të rezultojnë vendimtare për mbijetesën e mijëra njerëzve. Prodhues global në këtë sektor është ndërmarrja zvicerane Hamilton. Kompania bën gjithçka që mundet për t’iu përgjigjur urgjencave, thotë CEO e saj.Hamilton Bonaduz AG, një kompani mjekësore me qendër në kantonin e Graubünden, prodhon makina të frymëmarrjes të përdorura në repartet e kujdesit intensiv të spitaleve. Modeli i fundit i respiratorëve kërkohej në të gjithë botën edhe para fillimit të pandemisë koronavirus. Tani kërkesat kanë arritur kufijtë më të lartë. Edhe pse kompania në Graubünden bën gjithçka për të rritur kapacitetin e prodhimit, ajo nuk mund të mbulojë nevojat e të gjithëve, thotë drejtori menaxhues Andreas Wieland në një intervistë me swissinfo.ch.
swissinfo.ch: Sa është rritur kërkesa pas pandemisë të koronavirus-it?Andrea Wieland: Edhe para pandemisë, kompania jonë kishte shumë kërkesa. Vitin e kaluar rreth 20% më shumë se një vit më parë, një vit para 30%. E gjithë bota na i kërkon këto pajisje.
swissinfo.ch: Sa pajisje keni prodhuar para fillimit të pandemisë dhe sa mund të shisni tani?
A. W .: Tani, në një muaj, ne mund të shesim atë që kemi shitur gjatë gjithë vitit të kaluar, pra midis 1500 dhe 2000 pajisje.
swissinfo.ch: Cilat janë karakteristikat e veçanta të pajisjeve tuaja?
A. W .: Modeli i ri ka një të ashtuquajtur ventilim të lakut të mbyllur. Kjo do të thotë që gjithçka mund të kufizohet në vendosjen e maskës ose intubimin e pacientit. Pastaj pajisja kryen automatikisht të gjitha funksionet e nevojshme, bazuar në presionin, vëllimin, mekanikën e mushkërive dhe parametrave të tjerë që lidhen me funksionimin e zemrës dhe mushkërive.
Në këtë mënyrë mjeku çlirohet nga detyra që të kontrollojë vazhdimisht nëse pajisja është rregulluar saktë apo nëse duhet të vendoset. Dhe është siguri shtesë në vendet ku aftësitë e personelit mjekësor nuk janë në nivele të krahasueshme me tonat.
swissinfo.ch: Vdes nga një infeksion koronavirus është shumë i dhimbshëm. Pacientët nuk bien thjesht në gjumë nëse nuk ndihmohen nga një aparat që ndihmon frymëmarrjen.
A. W .: Jo, virusi shkakton prodhimin e një sasie të tillë të mukusit në mushkëri, saqë pacienti mbytet ngadalë prej tij. Nëse pacientët janë intubuar dhe ndihmohen në frymëmarrje, në shumë raste – megjithëse jo të gjitha – ata mund të shpëtohen.
“Para pandemisë, ne llogaritëm një rritje prej 20% të shitjeve. Por tani do të rrisim prodhimin me 50% të tjera.”
swissinfo.ch: Si e pranoni faktin se njerëzit vdesin sepse nuk jeni në gjendje të prodhoni pajisje të mjaftueshme?
A. W .: Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe punojmë ditë e natë, madje edhe të shtunave dhe të djelave. Unë i kërkova kantonit që një autorizim të punonim edhe të djelën.
swissinfo.ch: A mund të punësoni shpejt një staf shtesë?
A. W .: Ne po përpiqemi të trajnojmë staf të përshtatshëm për shkak të koronavirusit.
swissinfo.ch: Sa mund të rrisni prodhimin afatshkurtër?
A. W .: Para pandemisë, kemi llogaritur një rritje prej 20% të shitjeve. Por tani do të rrisim prodhimin me 50% të tjerë.
swissinfo.ch: Po për furnizuesit?
A. W .: Gjërat po vështirësohen. Nëse secili vend mendon vetëm për veten e tij, kjo gjithashtu ndikon në furnizimin e pjesëve që na duhen.
Për shembull, autoritetet rumune kanë përcaktuar një përbërës të pajisjeve tona si një “pajisje mjekësore”. Ne jemi përpjekur t’i sqarojmë atyre se vetëm me atë pjesë ata nuk mund t’i ndihmojnë askujt të marrë frymë.
swissinfo.ch: A vazhdon eksporti Hamilton Bonaduz AG?
A. W .: Ne furnizojmë klientë në Zvicër dhe jashtë saj. Në Zvicër ne aktualisht po diskutojmë me disa spitale, spitale universitare, me shumë zyra të shëndetit publik, me ushtrinë, për të mbuluar sa më shumë nevojat e tyre.
swissinfo.ch: Por kush kërkon që të blejë pajisjet tuaja dhe cilat kërkes ju i refuzoni?
A. W .: Ne përpiqemi t’ju përgigjemi situatave më urgjente.
swissinfo.ch: Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?
A. W .: Një shembull: Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka porositur një sasi të madhe. Por ne nuk do t’u sigurojmë atyre të gjitha pajisjet që ata kërkuan. Italia ka probleme më serioze. Ne vendosëm përparësitë tona në përputhje me rrethanat.
swissinfo.ch: A mund t’ju thoni jo spitaleve zvicerane që urgjentisht kanë nevojë për pajisje të reja?
A. W .: Jo. Disa janë të zhgënjyer, por jo sepse ata ishin në urgjencë. Një shembull: nëse një spital i vogël rajonal urdhëron dhjetë pajisje, por ne e dimë se ai ka vetëm tre vende për kujdes intensiv, ai do të marrë vetëm tre pajisje. Sepse këto pajisje kërkojnë personel të trajnuar dhe infrastrukturën e nevojshme.swissinfo.ch: A mendoni se situata këtu është e destinuar të përkeqësohet deri në atë pikë sepse aparati i frymëmarrjes i disponueshëm nuk do të jetë më i mjaftueshëm?A. W .: Në Zvicër aktualisht ekzistojnë 1000-1200 pajisje të frymëmarrjes të asistuar. Unë mendoj se nuk është e mjaftueshme nëse pandemia duhet të marrë dimensione të barabarta me ato që jemi dëshmitarë në Itali.
“Ne gjithashtu kujdesemi për t’i trajnuar njerëzit në Itali, kështu që bëjmë gjithçka për t’i furnizuar ata.”swissinfo.ch: Çfarë mund të na tregoni për furnizimet tuaja në Itali? A keni pajisje të mjaftueshme për pacientët italianë që kanë nevojë për të?
A. W .: Një nga konkurrentët tanë, kompania Draeger në Gjermani, nuk eksporton më produktet e saj, por vetëm furnizon tregun e brendshëm. Ne nuk e bëjmë këtë. Ne gjithashtu kujdesemi për t’i trajnuar njerëzit në Itali, kështu që bëjmë gjithçka për t’i furnizuar ata.
swissinfo.ch: A kanë vdekur tashmë pacientët në Itali që mund të ishin shpëtuar me pajisjet tuaja?
A. W .: Ne nuk kemi mundësinë për të mbuluar nevojat e mëdha të Italisë. E di që shumë njerëz vdesin, sidomos të moshuarit, të cilët nuk mund të trajtohen më. Një pjesë e stafit të spitalit nuk ka më maska.
swissinfo.ch: Gjermania ka nxjerrë dispozita që ndalojnë prodhuesit gjermanë të eksportojnë pajisje mbrojtëse jashtë vendit. Si do të reagonit nëse Zvicra do të vendoste të njëjtën gjë?
A. W .: Këshilli Federal mund të ndalojë eksportet bazuar në legjislacionin e urgjencës. Por atëherë do të gjendeshim përpara barrikadave. Nëse ata na lënë të bëjmë punën tonë dhe të na mbështesin, ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që Zvicra të ketë materiale të mjaftueshme.
Hamilton Bonaduz AG është kompani e fuqshme në Zvicër në fushën e teknologjisë mjekësore. Është një lider botëror në zhvillimin dhe prodhimin e aparateve të frymëmarrjes. Kompania zhvvillon aktivitetin në kantonin e Graubündenit. Kompania ka punësuar rreth 1400 njerëz. Vetëm 500 njerëz punojnë për prodhimin e aparateve të frymëmarrjes. Pajisjet e gjeneratës më të fundit kushtojnë rreth 60,000 franga./Përktheu Elida Buçpapaj/ Burimi. swissinfo.ch
Komentet