albinfo.ch është një portal që jeton me projekte, që në zanafillë. I krijuar në start me financim zviceran. Duke patur në bord ambasadorin e Kosovës në Zvicër, që në ngjizje krijoi raporte të varura dhe klienteliste me politikën shqiptare, çka do të vendoste edhe fatin e portalit, me një përmbajtje mediokër dhe larg formatit si funksionon shtypi i lirë dhe mediumet e informimit.
Albinfo.ch e përzgjedh lajmin, pastaj e bën copy and paste, nuk ka autorë-opinionistë që kritikojnë keqqeverisjen apo që përcjellin shqetësimet e komuniteteve dhe duket se e ka si objektiv nxjerrjen nga vemendja e opinionit publik të fokusit që duhet të ketë gazetaria profesioniste.
E megjithatë portali albinfo.ch ka përpirë miliona franga zvicerane deri sa u bë problem edhe në Parlamentin e Zvicrës.
Tani Zvicra nuk i jep më pare, megjithatë albinfo.ch e ka zgjeruar aktivitetin, duke u kthyer në PR të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Ka manopolin duke u organizuar takime në Zvicër. Natyrisht me pagesë. albinfo.ch dhe pala shqiptare këmbejnë interesat vetjake, në raporte të mirëfillta klienteliste dhe në dëm të interesit të publikut e po ashtu në dëm të interesave të diasporës, duke shpërdorur taksapaguesit dhe grantet që marrin nga organizmat Perëndimore!
Qeveritarët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe zëdhënësit e tyre në Zvicër i japin mbështetje morale dhe financiare albinfo.ch në dëm të interesave të komunitetit, sepse interesi i politikës shqiptare është dritëshkurtër e përcaktohet nga interesi i Njëshit. Armiqtë që krijon njëshi, sidomos kritikuesit e qeverisjes së tij, janë edhe të përfaqësive diplomatike të cilat, në vend që t’i ndikojnë uinitetit kombëtar, bëjnë gjithçka për ta dizintegruar komunitetin! Me ndihmën e klientëve të tyre!
Jo më kot Shqipëria dhe Kosova janë vende ku sistemi është i kalbur nga korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi prej abuzimit të pushtetit politik.
Që në fillim albinfo.ch e mori në dorë Bashkim Iseni, ekspert i psikologjisë, por pa asnjë lidhje me gazetarinë dhe me asnjë lloj eksperience në këtë fushë, pa njohje profesionale të gjuhës shqipe dhe pa asnjë kontribut në komunitet.
Kjo lloj kategorie e qënieve njerëzore që përfitojnë qyl poste dhe pare kanë një urrejtje gratis për profesionistët, sepse e dinë shumë mirë se nuk mund t’i rezistojnë konkurencës free and fair. Kur vjen puna e të ardhurave për të jetuar, ata gjejnë rrugët më të lehta, që nuk kërkojnë lodhje por që cënojnë integritetin profesional, moral duke shkatërruar thelbin e shtypi të lirë që është pavarësia.
Në Konfederatën Helvetike sot edhe vetë gazetarët zviceranë me një formim të shkëlqyer dhe profesionalizëm shumë të lartë kanë probleme për vendin e punës, sepse interneti dhe konkurrenca e tregut të lirë ka ligjet e veta.
Më 21 korrik ishte botimi i fundit në letër i Le Matin, e përditëshmja frankofone me qendër në Lozanë, themeluar prej vitit 1893. Botimi do të vazhdojë online, por kjo iu ka kushtuar vendin e punës 36 gazetarëve zviceranë.
Po ashtu gazetarët e SDA/ATS – Agjensisë Telegrafike Zvicerane, profesionistë brilantë, poligliotë kanë qenë në grevë për një kohë të gjatë për shkak të një shkurtimi drastik të ekipit të gazetarëve.
E nënvizoj që në krye, flasim për gazetarë të kualifikuar, ndërsa albinfo.ch vijon të marrë pare duke i shkelur me këmbë ligjet e konkurencës, pa u djersitur dhe duke luftuar e injoruar gazetarët shqiptaro-zviceranë me aktivitet çerek shekullor në Zvicër, si autorë, shkrimtarë dhe profesionistë, të cilët përjetojnë ligjet e xhunglës jo nga Zvicra por nga mbështetësit e albinfo.ch.
Cilët janë mbështetësit e albinfo.ch ?
Shkurt: Qeveritë e Tiranës dhe Kosovës, që abuzojnë me pushtetin politik dhe paratë e taksapaguesave.
Në tetorin e 2016 Leonard Komani, gazetar nga Prishtina e denonconte albinfo.ch dhe një tjetër shoqatë “si grantezhvatës nga diaspora”, ku albinfo.ch kishte zhvatur rreth 100 mijë Euro nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) që financohet nga donatorë Perëndimorë, kryesisht ambasada dhe zyra për zhvillim me qëllim zhvillimin e gazetarisë në Kosovë! Por paret me destinacion gazetarët në Kosovë i rrëmben albinfo.ch sepse paskish patur në plan të realizonte portrete “të thukta” individësh nëpër Zvicër, Kosovë, Danimarkë, Suedi etj!
Po përse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile i jep albinfo.ch 100 mijë Euro? A nuk paska gazetarë në Kosovë që me 100 mijë Euro të sjellin portretet e 120 figurave që veprojnë në diasporë?
Natyrisht që ka, por përse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile i jep albinfo.ch 100 mijë Euro ?
Sepse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile është nën tutelën e Hashim Thaçit dhe paret e grantet shkojnë atje ku do Hashim Thaçi, dmth jo tek gazetarët e Kosovës, por tek albinfo.ch!
Fondacione të tilla motra edhe në Tiranë po ashtu kontrollohen nga njerëz të afërt të Edi Ramës dhe paret shkojnë atje ku do Edi Rama!
Për shërbime politike klienteliste kryeministri i Shqipërisë e (sh)nderoi veten dhe albinfo.ch me trofeun “Shqiponja e Artë”!
Ne dëm të informimit, fjalës dhe shtypit të lirë, duke e bërë edhe diasporën një copy paste të asaj që ndodh në Shqipëri e Kosovë!
Sepse në Shqipëri e Kosovë është koha e artë për abuzuesit e pushtetit!
Koha e artë është edhe për albinfo.ch, që përveç gazetarisë skarco, tani ka marrë monopolin dhe merret me promovimin e politikanëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në Zvicër.
Përmes albinfo.ch kalojnë të gjithë politikanët skarco shqiptarë që vizitojnë Zvicrën, Erion Veliaj, Pandeli Majko, të cilët në mënyrë arrogante dhe abuzive nuk ndërmarrin asnjë kontakt as me komunitetin dhe as me gazetarët shqiptarë nga shteti amë në Zvicër!
Dhe ndërsa gazetarët zviceranë përjetojnë vështirësi konkrete, sikur janë shkurtimet në SDA/ATS apo mbyllja e gazetës 125 vjeçare le Matin, albinfo.ch prodhon mall skarco duke e shitur gratis, prodhon vetëm për të shpenzuar para, pa asnjë lloj përfitim komuniteti!
Dhe kjo histori zgjat prej themelimit të saj. Për çdo javë albinfo.ch boton të përjavëshme me shpenzime plus dhe prapë pyetja lind: prej nga dalin këto pare?
Në mes të shtatorit, albinfo.ch nxori në qarkullim si botues revistën për turizmin në Shqipëri “Shqipëria përtej bregdetit”, me paret e kujt?
Projektzhvatësi Bashkim Iseni lançon projekt të ri që bie erë abuzim dhe korrupsion – Nga Elida Buçpapaj
(Nesër:Projektzhvatësi Bashkim Iseni lançon projekt të ri që bie erë abuzim dhe korrupsion –
Pasnesër: Nga kush u pagua albinfo.ch për revistën kushtuar turizmit të Shqipërisë “Shqipëria përtej bregdetit” që ka filluar ta shpërndajë gratis prej muajit shtator nëpër shoqata dhe ambasadat e konsullatat shqiptare në Zvicër?)
Respekte e nderuar Elida Buçpapaj për shkrimin e mërsipërm !
Ju flm i nderuar Qerim! Ju përshëndes. Elida Buçpapaj
Përshëndetje znj Elida ju përgëzoj për shkrimin e saktë dhe të sinqert!
Për fatin e keq, Bashkim Iseni nuk e di as gjuhën shqipe as historinë kombëtare, a e keni parë që historinë e popullit shqiptarë e lidh me atë të Turqisë. Ai kurrë njëherë nuk ka vizituar shkolla shqipe por shkruan për xhami të turqve dhe arabave që kanë hapur shqipfolësit në Zvicër.
Ju flm shumë i nderuar, po skandaloze që nëpër xhami hapen shkolla shqip!
portali albinfo është bandë e politikanëve që vjedhin që mashtrojnë popullin e varfër, në Shqipër e Kosovë dhe kur ky redaktori që nuk është gazetar bërtet ia hedhin ndonjë kockë .