Kampionati i sivjetmë i Superligës së Zvicrës,do të dominohet nga futbollistët me rrënjë shqiptare. Në 12-të,skudra të këtij vendi që nga viti në vit po rritet cilësia dhe po shtohet konkurrenca do të luajnë rreth 25 të rinj, kryesisht me origjinë nga Republika e Kosovës.
Në FC. Basel, ku hapat e parë i nisën yjet e futbollit Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, gjatë këtij Kampionati do të luajnë, Taulant Xhaka; Albian Ajeti, Benjamin Kololli dhe Leon Abdullahu.
Berner Sport Club Young Boys, kampion aktual i Zvicrës, ka ruajtur në gjirin e vet mesfushorët Kastriot Imeri dhe Donat Rrudhani, ky i fundit i rikthyer në skuadër nga FC .Lausanne e kantonit Vaud.
Në ekipin e parë ka kaluar edhe Ardian Bajrami 20 vjeç, i formuar si portier në Akademinë e ekipit Berner Sport Club Young Boys të Bernës.
Në këtë ekip vite me radhë pati shkëlqyer deçanasi Florent Hadergjonaj,reprezentuesi i Kosovës dhe lojtar standard i FC.Alanyaspor të Turqisë.
FC Lugano, nënkampion dhe fituese e Kupës së Zvicrës, kohëve të fundit ka qenë çerdhe e të rinjve me origjinë shqiptare. Tiçinezët të stabilizuar së voni në Supërligën e Zvicrës edhe sivjet llogarisin në portierin Amir Shaipi, qendërmbrojtësin Albian Hajdari, i ftuar edhe nga selektori Murat Yakin në ekipin A-të Zvicrës.
Hajdari ka të ngjarë që të kalojë në Italinë, fqinje, ngase për te janë të interesuara seriozisht dy-tri skuadra të serisë A. Zvarritja dhe neglizhenca e italianëve u krijon favore udhëheqësve të FC Augsburg të Bavarisë, të cilët janë në negociata me Albian Hajdarin.
Në sulmin e FC. Lugano po ashtu luajnë edhe Uran Bislimi dhe Shkëlqim Vladi. Me tiçinezët javën që shkoi është përshëndetur mbrojtësi Kreshnik Hajrizi,i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën polake të kategorisë së parë Widzew Lodz.
FC. Luzern që ka dhënë emra të njohur futbollistësh si Ardon Jashari, që këtë vit do të luajë në FC. Burgge të Belgjikës, kësaj radhe pret kontributin e mbrojtësit solid Ismail Beka.
Me siguri udhëheqësit e FC. Luzern-it, i kanë bërë matjet e forcave të veta ngase pa ndonjë problem e kanë lejuar kalimin e sulmuesit të njohur Kemal Ademi në FC. Osijek të Kroacisë.
Nga ajo që shohim vimë në përfundim që FC Luzern, ka ruajtur strukturën e skuadrës, sepse ka angazhuar tre- katër futbollistë cilësorë, e po ashtu i ka rikthyer në radhët e veta tre lojtarë të huazuar më herët në ekipe të ndryshme të Zvicrës.
FC. Saint-Gall 1879 me përvojë të gjatë në Superligën e Zvicrës e po ashtu që dijë t’ua prish hesapet klubeve si FC Berner Sport Club Young Boys dhe FC Basel, liderë në këtë Ligë, në 11-shin e parë për momentin do t’i ketë mbrojtësin Albert Vallçi dhe mesfushorin Bastien Toma. Në këtë klub luan edhe Betim Fazliji, që për shkak të një lëndimi do të mungojë në dy-tri ndeshjet e para.
FC. Zurich me numrin më të madh të mërgimtarëve shqiptarë që përherë në radhët e veta ka pasur talent të shumtë në formacionin e parë gjatë këtij Kampionati, do t’i angazhojë futbollistët në formë të shkëlqyer Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi.
Ndërkaq,skuadrës tjetër të kantonit të Zurch-it,FC. Grasshopper edhe këtë kampionat i ka qëndruar besnik 34 vjeçari, Amir Abrashi, njëherit edhe lojtar i kombëtares së Shqipërisë.
Abrashit mund ti bashkangjitën edhe juniorët Elvir Zukaj dhe Florian Hoxha, që me FC. Grasshopper, kanë nënshkruar kontratë si profesionistë. Kurse moshatarët e tyre Valon Zuberi dhe Dion Kameri në marrëveshje me klubin kanë kaluar në Hamburg SV, përkatësisht në FC. Salzburg të Austrisë.
FC Sion me rënie dhe ngritje të pa parashikueshme është rikthyer në shoqëri me më të mirët e Zvicrës, e të njëjtën kohë e ka rikthyer në ekip Kevin Halabakun, të huazuar në FC. Schaffhouse.
FC.Lausanne-Sport, që dikur vlonte nga lojtarët me origjinë shqiptare këtë Kampionat e ka në ekip vetëm sulmuesin Alban Ajdini, i cili kampionatin e kaluar luajti tek skuadra rivale e të njëjtit qytet FC. Stade Lausanne-Ouchy.
FC.Winterthur skuadër e re në elitën e futbollit zviceran do ua japë rastin që dijet e tyre t’i manifestojnë futbollistët Granit Lekaj, mbrojtës dhe Albin Krasniqi, sulmues. Nëse kërkohet nevoja fare lehtë trajneri Ognjen Zariq, mund të llogarisë edhe në talentin e ri Ledijan Sahitaj.
FC. Yverdon me një përvojë vetëm njëvjeçare në Superligën e Zvicrës, por me simpatizues të zjarrtë e ka sjellë në skuadër nga FC. Basel, Dion Kacurin, të vlerësuar si djaloshi i shpresave që Yverdon-it, do t’ia vazhdojë jetën në shoqërinë elitare të Zvicrës.
Përveç, Kacacurit me skuadrën e Zvicrës frankofone, FC. Yverdon, gjuhë mirëkuptimi ka gjetur dhe Rejan Thaçi, mbrojtës i deridjeshëm i Stade Lausanne-Ouchy.
Pavarësisht vlerësimeve të tifozërisë si Thaçi,ashtu edhe Kacuri në ekipin e ri duhet të angazhohen maksimalisht, sepse Yverdon ,do të jetë në grupin e skuadrave që do të luftojnë për mbijetuar në shoqërinë elitare të futbollit zviceranë.
FC. Servette i Gjenevës me aksionarë jo serioz dhe donacione të pamjaftueshme është i vetmi klub i Superligës së Zvicrës, që nuk ka angazhuar asnjë të rinj me prejardhje shqiptare.
Jemi të bindur që nuk kemi të bëjmë me paragjykime e as urrejtje por i gjithë problemi qëndron tek mjetet materiale.
Gjatë viteve të kaluara FC. Servette, dy-tri herë është tërhequr nga Superliga e Zvicrës, në mungesë të buxhetit.
Të rinjtë tanë të lindur apo të natyralizuar në Zvicër, janë vërtetë të pasionuar pas futbollit, ngase edhe në të ashtuquajturën “Challenge Legaue” që përbëhet nga 10-ekipe, dhe që për nga cilësia nuk mbetet larg Superligës së Zvicrës, gjatë vitit 2024 dhe 2025, do të luajnë të paktën 30 futbollistë me gjenezë shqiptare.
Meritat në këtë sukses të këtyre të rinjve i takojnë veçanërisht shtetit të Zvicrës, që punëtorit dhe të mirit çdoherë i ofron mundësinë për t’u treguar.
ARIF EJUPI
Respekte e nderuar Elida Buçpapaj për shkrimin e mërsipërm !
Ju flm i nderuar Qerim! Ju përshëndes. Elida Buçpapaj
Përshëndetje znj Elida ju përgëzoj për shkrimin e saktë dhe të sinqert!
Për fatin e keq, Bashkim Iseni nuk e di as gjuhën shqipe as historinë kombëtare, a e keni parë që historinë e popullit shqiptarë e lidh me atë të Turqisë. Ai kurrë njëherë nuk ka vizituar shkolla shqipe por shkruan për xhami të turqve dhe arabave që kanë hapur shqipfolësit në Zvicër.
Ju flm shumë i nderuar, po skandaloze që nëpër xhami hapen shkolla shqip!
portali albinfo është bandë e politikanëve që vjedhin që mashtrojnë popullin e varfër, në Shqipër e Kosovë dhe kur ky redaktori që nuk është gazetar bërtet ia hedhin ndonjë kockë .