Plot 3 vite më parë më qershor tê 2020 pêr Redaksinë Ora përcolla lajmin e operacionit “Isola Scaligera” që zbardhi për herë të parë kompani publike e kompani private krijuar enkas nga Bashkia e Tiranës për pastrimin e riciklimin e mbetjeve të qytetit.
Pas këtij lajmi i cili nuk pati këtë jehonë populizmi që ka ai që sot njihet si skandali i djegësave, ndoshta dhe pse njerëzit nuk ishin të sensibilizuar sic duhet me c’ka po kryhej në Tiranë. për mua e për Sonila Meço e cila i kushtoi hapësirë e punë asaj cka po zbulonim orë pas ore, nisën javë jo të lehta.
Por gjithcka pati fillin këtu, e kush na ka ndjekur na e kujton dhe sot, si Ylli Dylgjeri me materialin e sapo nxjerrë nga arkivi dalë aso kohe nga gjithcka solla e zbardhëm me një grup pune, mes Tiranës e nga përtej Adriatikut.
Orë e orë investigime, qindra faqe, llogarie, kontakte, prova besueshmërire me profesionistë hetimesh e teknikë sektori për tê thënë se “Isola scaligera” zbuloi se si mafia kalabreze Ndrangheta pastronte e punonte për mbetjet e Veronës e si me Verona po për mbetjet kjo bashki kishte lidhur marrëveshje me Bashkinë e Tiranês e cila nga ana e saj kishte krijuar kompani ku ishte bashkëpronare pêr tê kryer pra djegjen e riciklimin e plehrave tê Tiranës. 

Mes kompanive Agsm Holding Albania, Eco TIrana, Eco Recycling u ndeshëm me kompaninë “Integrated Energy BV SPV4. Forma ligjore SHPK, data e krijimit 30/08/2017, adresa TIRANE Njesia Administrative Nr.5, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr.48 .
Administratore Arjola KODRA e cila më 16/3/2019, zëvendëspi Giuseppe Ciaffaglione. Punësimi i saj me afat deri më 15/3/2024.
Aktiviteti i kësaj kompanie;
“Ndertimi, administrimi, operimi dhe transferimi i impiantit te trajtimit te mbetjeve ne Tirane dhe prodhimi i energjise per autoritetin kontraktues, duke perfshire financimin, ndertimin, venien ne pune, furnizimin, transmetimin, shperndarjen, shitjen dhe eksportin e energjise elektrike ne kete kontrate koncesioni si dhe çdo lloj tjeter aktiviteti tregtar qe lidhet dhe ushtrohet sipas kesaj kontrate, gjithashtu dhe çdo aktivitet tjeter qe kontribuon ne zhvillimin dhe administrimin e projektit.
Antivitete të tjera Tirane Vaqarr SHARRE Fshati Sharre, Zone Kadastrale Nr.3321, Indeks Harte K-34-100. ”
Nuk qe e lehtë të përcillje të vërteta 3 vite më parë kur kishe një opozitë fantazëm e që të shfrytëzonte e tê kopjonte punën për ndonjë deklaratë “me spec” ditë enjte nê parlament apo në ndonjë dalje të rrallë mediatike.
E thoja ; Ti pis o pise “demokrate” që po flet cito të paktën median o gazetaren nga e more lajmin”.
E pra Spak dje foli me akt firme atë që 3 vite më parë e solla dhe sollëm bashkë me Sonila Meco eskluzivisht pêr publikun shqiptar.
Asnjë prokuror shqiptar o politikan nuk na serviri dosje sic ndodhi sot.
E vërteta duhet thënë e tëra.
Të vonuar 3 vite janë sot por më mirë se kurrë se atëherë ndoshta ekulibrat politikë qenë ndryshe.
Për fat arkivi im është plot me dokumente ende të papiblikuara të këtij skandali se i jam betuar vetes të mos më shfrytëzoi më askush.
Pra e vërteta nuk vonoi dhe pse u zbardh 3 vite më parë.
Ju sjell në memorie një fije nga investigimi voluminoz i 2020.
“Pas përfundimit të mandatit si kryetar i Bashkisë së Veronës i Tosi, u zbardhën dhe problemet ekonomike e borxhet në dëm të Amia Verona, nga dy ndërmarrjet Agsm Holding Albania ed Eco Tirana në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Në bilancin e vitit 2016 u dokumentua që kompania publike Amia kishte një boshllëk prej 400 mijë euro për shkak të shërbimeve të kryera në Tiranë e të pafaturuara.
Më korrrik të 2018 në këshillin Bashkiak të Veronës me një notë zyrtare prezantohet dokumenti “Të djegur në rrugën e Tiranës” i cili kërkon të hedhë dritë mbi bashkëpunimin me shumë hije mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë publike të mbetjeve Amia.
Më 1 korrik të 2019 në një notë zyrtare kompania publike e mbetjeve urbane Amia kërkon dokumentimin e sqarime të hollësishme për shpenzimet e aktivitetin e kryer nga Eco Tirana, 51 % në pronësi të Bashkisë së Tiranës e 49 % në pronësi të AGSM Albania, e cila për vitin 2018 ka kryer shpenzime me vlerë 180 mijë euro e të paguara nga Amia Verona.
Administruesit e Amia kanë kërkuar nga Bashkia e Tiranës rimbursimin e këtyre shpenzimeve me vendimin se nuk do të paguajnë më asnjë kosto që lidhet me aktivitete të kryera në tokën shqiptare.
Pas mbledhjes së gjithë dokumetacionit që ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës, Amia do të vlerësojë vazhdimin ose jo të kësaj aventure plot hije në tokën shqiptare.”
PS nuk është garë kush e nxorri i pari por kush i shërbeu i pari së vërtetês së pa pilotuar nga politika…. e duhet thënë e tëra.