Të dielën në mbrëmje, në qytetin e Durrësit do të organizohet edicioni i katërt i “Titans Fight”, që është pjesë e klubit shumësportësh, Teuta. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe një boksier i talentuar si Ardit Boriçi, i cili konsiderohet si e ardhmja e ringut shqiptar. Ky i fundit është shprehur i emocionuar që do të ndeshet përpara tifozerisë së vet.
Nga SYRI TV
Ardit Boriçi është një boksier i ri dhe i talentuar nga qyteti i Durrësit, i cili konsiderohet si e ardhmja e sportit të ringut në vendin tonë.
Pikërisht në qytetin bregdetar më 12 nëntor organizohet një mbrëmje e madhe sportive, “Titans Fights 4” ku 23-vjeçari do të kërkojë të lërë gjurmë, aq më tepër që do të jetë përballë publikut të vet.
Në prag të këtij aktiviteti, sportisti i talentuar ka folur për Syri TV, duke shpalosur objektivat e tij për mbrëmjen e 12 nëntorit si dhe për të ardhmen.
Boriçi është shprehur se kundërshtarin e së dielës e njeh mjaft mirë dhe e ka studiuar së bashku me trajnerët e tij.
Ardit Boriçi është një boksier durrsak por që jeton në Francë. Për të kjo është hera e parë që merr pjesë në një aktivitet që organizohet në qytetin e Durrësit.
Sa i përket ‘Titans Fights 4’, ky aktivitet organizohet nga klubi i shumësportëshit Teuta.
Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” do të zhvillohen 14 duele; në boks, kick-boks dhe muay thai.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe sportistë të tjerë si Luis Gjolena, Ergys Toçi, Mexhit Hysenaj, Graciano Shohi dhe Ardit Murja.