Në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.
Në një kabllogram dërguar DASH-it më 03.06.2008, Ambasada Amerikane në Tiranë na përshkruan si përtacë dhe kumarxhinj.
Në kabllogram shkruhet:
“Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme. Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për tu pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë.
Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pushtimit Otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë.
Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për tu pasuruar brenda natës.
Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike.
Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë.
Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria shqiptare, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion! I cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta…” / dita
Komentet