Si do të donim që yjet të shkëlqejnë
me një pasion që s’mund t’ua kthejmë?
Nëse dashuri të barabartë s’mund të ketë,
atëhere ai që jep më shumë, unë le të jem.
Admirues siç mendoj se jam
i yjeve që kokën s’e çajnë,
Nuk mundem, tani i shoh ato, dhe mendoj,
më ka munguar një tmerrësisht ditën që shkoi.
A zhduken yjet apo vdesin ndonjëherë,
duhet të mësohem ta shoh të zbrazët qiellin,
dhe të ndjej madhështinë e errësirës së plotë
megjithëse do të më duhet ende edhe pak kohë.
Komentet