Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, përfiton të ardhura të konsiderueshme jo vetëm nga shoqatat apo qendrat e artit, por dhe nga tre biznese ku ajo rezulton të jetë pronare apo aksionere. Dy prej kompanive të Ajola Xoxës, ‘Partners Law’ dhe ‘Botime Enciklopedike’, dyshohet se janë të përfshira në skema të pastrimit të parave apo fshehje së të ardhurave.
Me kompaninë Partners Law, Ajola Xoxa ka deklaruar fitime të konsiderueshme, por xhiro vjetore ka qenë poshtë 140 milion lekëve çdo vit, çka ngre dyshime për shmangie të pagesës së taksave. Ndërsa me kompaninë Botime Enciklopedike, ‘Ajola Xoxa’ dhe nëna e saj kanë shitur disa pasuri të paluajtshme në Tiranë, por nuk kanë deklaruar vlerat e tyre.
Nga SYRI TV
Jo vetëm qendra e artit ‘Harabel’, dhe dy galeri arti, por Ajola Xoxa, bashkëshortj e kryetarit të bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, ka edhe disa kompani në emrin e saj. Ajo rezulton të ketë një NIPT si person fizik si dhe dy kompani, studion ligjore ‘Partners Law’ dhe ‘Botime Enciklopedike’.
Shoqëria ‘Partners Law’, rezulton e regjistruar si biznes që prej qershorit 2018. Një vit pasi e themeloi, Ajola Xoxa ia kalon kuotat e kompanisë shtetases Greta Domi, e cila sipas aktmarrëveshjes do të ishte pronare në letra e kompanisë së Xoxës pa të drejtë përfitimi financiar. Kjo duket që ka qenë në manovër që Ajola Xoxa të shmangte konfliktin e interesit me bashkëshortin, pavarësisht se të gjitha të ardhurat e shoqërisë Partners Law kanë përfunduar në xhepin e saj.
Sipas bilanceve kontabël nga vitit 2019 deri në vitin 2022, kompania e Ajola Xoxës ka deklaruar xhiro aktiviteti rreth 138 milion lekë çdo vit dhe fitim rreth 70 milion lekë. Në vitin 2023, shoqëria nuk deklaron faturim, por fitim prej 89 milion lekësh. Shihet qartë se Ajola Xoxa tregohet shumë e kujdesshme në faturimin e saj për të mos kaluar nivelin e 14.000.000 lekëve duke mos paguar asnjë cent taksa për fitimet e majme të gjeneruara nga ky biznes.
Nga kjo kompani Ajola Xoxa ka gjeneruar fitim mbi 36.000.000 lekë ose 360.000 euro pa përfshirë këtu pagën e majme mujore që i jep vetes. Ajola Xoxa dhe nëna e saj Valbona Xoxa (Simixhiu) në vitin 2019 përfitojnë nga trashëgimia aksionet e shoqërisë ‘BOTIMET ENCIKLOPEDIKE sh.a’.
Pas disa manovrash financiare dhe procedurale, në vitin 2021 Ajola Xoxa dhe nëna e saj zotërojnë rreth 89.5 përqind të aksioneve të kësaj shoqërie. Pas marrjes së kontrollit të shumicës së aksioneve, në janar të vitit 2022 mblidhet Asambleja e Asionerëve me pjesëmarrës Ajola dhe Valbona Xoxa (kryetare) dhe në rend dite kishin miratimin e tjetërsimit të pronave.
Kryetarja deklaron se shoqëria ka marrë një ofertë shumë të mire për shitjen e një aseti dhe se ka lidhur një kontratë paraprake për shitjen e pronës në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ me nr Pasurie 5/139-N12 me sipërfaqe totale 449.8 m2,për të cilën është paguar dhe një kapar. Nuk dihet se kush është blerësi i kësaj prone, por ajo që kuptohet nga dokumentacioni është se veprimet janë bërë me nxitim.
Për lidhjen e kësaj kontrate paraprake nuk është kryer as formalisht miratimi i Asamblesë por siç shprehet në vendim Asambleja po e miraton POSTERIORI këtë kontratë. Në datë 30.08.2022 mblidhet sërish Asambleja Aksionare e shoqërisë. Në rend dite është miratimi i ndarjes së aseteve të shoqërisë dhe miratimi i kontratave të shitjes.
Në këtë mbledhje kryetarja kërkon shitjen e aseteve me sipërfaqe rreth 900 m2 truall dhe njësi. Nuk dihet se sa është vlera e shitjes pasi kjo shoqëri nuk ka depozituar kurrë bilancet në QKB dhe nuk mund të analizojmë të dhënat. Pasi arritën qëllimin e tyre për ti marrë pronat shoqërisë që kishte edhe mbi 20 pronarë të tjerë, Xoxa e përdor këtë kompani vetëm për të deklaruar çdo vit, 12 mijë euro të ardhura si pagë. Nuk ka asnjë të dhënë se si kjo shoqëri me vetëm 1 punonjës, Ajola Xoxen, siguron të ardhurat që më pas I përkthehen sërish Xoxes si pagë mujore.