Tava me patate dhe krem qumështi është një pjatë shumë e shijshme. Përbërësi special i kësaj tave është qumështi Lufra, i cili i jep një shije ndryshe kësaj pjate.
1.2 kg patate (në feta); 100 ml qumësht i paskremuar; 100 ml krem qumështi; piper, 2 gjethe dafine; kripë; gjalp; trumëz (e grirë)
Në një tenxhere shtoni qumështin, kremin e qumështit, dhe patatet e grira në feta. Hidhni sipër tyre piperin, gjethet e dafinës dhe kripën.
Përzieni për disa minuta derisa qumështi të ketë marrë valë. Lyeni tavën me gjalpë dhe shtoni patatet në tavë.
Sipër tyre shtoni qumësht nga tenxherja, trumzë, dhe vendoseni në furrë të piqet në 190 gradë C për 50 minuta.
Komentet