1 qepë e vogël
6 thelpinj hudhër
500 gr kërpudha
400 gr patate
800 gr spinaq
Kripë, piper i zi
1 lç borzilok i thatë
20 gr gjalpë
5 kokrra vezë
50 ml qumësht ose pana
Ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën të grirë shumë imët derisa ajo të bëhet transparente, më pas shtojmë hudhrat e grira imët dhe kërpudhat të prera në ¼. I kaurdisim për 3-4 minuta duke shtuar më pas dhe patatet të prera në kubikë me brinjë 1 cm. Vazhdojmë t’a trazojmë gatimin duke shtuar më pas spinaqin të prerë në copa jo shumë të holla. Vendosim kapakun për 3 minuta derisa spinaqi të ulë volumin, e rregullojmë gatimin me kripë, piper të zi dhe borzilok të thatë. Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë. Rrahim në një tas 5 kokrra vezë, shtojmë 50 ml qumësht dhe pak kripë. E shtojmë kremin e vezëve duke mbuluar komplet sipërfaqen e tavës dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.
Komentet