VOAL

VOAL

taulant balla, a e dorëzoi xhafa nr.1 xhafën nr.2 pas telefonatës të babales ?! Nga Elida Buçpapaj

June 21, 2018
3 Comments
  • author avatar
    Iliri 6 years ago Reply

    Doni nuk doni ju Buçpapaj
    si Tropojane nga Zvicra Shqipëria do integrohet dhe do bëhet shumë e mirë . Do apo nuk do Luli Berisha a kushdo tjeter si ju se shqiptaret tashmë e dinë se pengesa eshtë opozita më e keqe e inkriminuar 28 vjeçare të cilës ju i shërbeni verbërisht thjesht si provincial, qe ju dha krahë dhe jo se ka të drejtë prandaj jeni pjese e mbështetjes koruptive . Peshku i madh qe kërkohet ti e din shumë mire që është ai me pseudonimin “doktori ” koha po vjen ju e pate mbështetjen për te vetem militantë në mitingë dhe jo populli. Jeni te humbur i fituar eshte populli dhe thellimi i reformave , populli nuk pyet per shkuret e rrugës do i pastrojë kushdo qoftë.

Komentet

Ja si rren presidenti serb Vucic- Nga SHABAN MURATI

Ja si rren presidenti serb Vucic:
Ne konferencen nderkombetare Globsec per sigurine, qe u mbajt ne Prage, ku ishte dhe kryeministri i Shqiperise, presidenti serb Aleksandar Vucic, i vene para kritikave te ashpra te pjesemarresve qe e akuzuan per lidhjet e ngushta me Putinin, ne fjalimin e tij para te pranishmeve ne 31 gusht rrejti pa piken e turpit dhe pa iu skuqur faqja deklaroi se “Une kam dy vjet e gjysem qe nuk e kam takuar Putinin”.
E verteta eshte qe presidenti serb Vucic e ka takuar protektorin e tij president i Rusise Putin ne daten 19 tetor 2023, pra para nje viti.
Kur Vucic rren ne nje samit me kryetare shtetesh dhe qeverish, a e merrni me mend sa lehte i rren kryeministrat e Shqiperise, te Maqedonise, te Malit te Zi, etj., te cilet i shohin Serbine dhe Vucicin me admirim prej skllavi.

Miqtë e krevatit, të gërditshmit Edvin Kristaq Rama dhe Bledi Çuçi- Nga AUREL DASARETI

Miqtë e krevatit, të gërditshmit Edvin Kristaq Rama dhe Bledi Çuçi që ndajnë gjithçka mes tyre, janë me fat, të lumtur dhe krenarë për bashkëshorten (gruan e tyre poligami-ste, dhe pjellore) zonjushën Delina Fico. Dhe, kjo vajzë (e martuar shpesh herë) e përkëdhelur nga të dy bashkëshortët e fundit, është besnike, dhe mund të sajoj dosje për shpallje “non grata” ndaj secilit që i nxjerrë në pah fëlliqësirat e bashkëshortëve të saj, dylberëve Rama-Çuçi.

Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Afrikës, (zero) borxh ndaj Afrikës- Nga AUREL DASARETI

E lexova një shkrim me titull: “Shqiptarët s’i janë borxhlinj Italisë për ‘mikpritjen’ e saj të viteve 1990”,

në të cilin shkatërruesi i Shqipërisë, krimineli Rama arsyetohet për “marrëveshjen” e emigrantëve me Italinë, se kinse shqiptarët i kanë “borxh” historik Italisë.

Nuk e di nëse është Shqipëria që i ka borxh Italisë apo Italia i ka borxh Shqipërisë. por kjo nuk ka rëndësi për këtë që dua të them më poshtë.

Shumë vite në parë, në Itali (nëpërmes Italisë) emigruan shumë shqiptarë. Dhe Italia i pranoi. Le të themi se Shqipëria i ka “borxh” Italisë.

Dhe tani, nëse do të kishte italianë që emigrojnë në Shqipëri dhe Shqipëria t`i vendoste ata në territorin e saj, “borxhi” do të ishte paguar.

Por në rastin konkret, duhet të jemi  preciz kur të informojmë opinionin.

Miliona burra afrikanë shumë të dyshimtë për gjithçka, që krimineli Edvin Kristaq Rama (pa pyetur shqiptarët) në bashkëpunim me mafien italiane, ka firmosur për t’i vendosur në Shqipëri, është një çështje penale, sepse krimineli Ramoviç synon të bëjë një ndryshim demografik në vendin e gjithë shqiptarëve, Shqipëri, e cila do të shpopullohet tërësisht nga shqiptarët dhe trashëgohet nga afrikanët.

Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Afrikës, (zero) borxh ndaj Afrikës. Rama ka të drejtë të marrë me miliona afrikan, por në shtëpinë e tij, dhe gruaja e tij me siguri do të ishte shumë shumë shumë e lumtur;  sepse edhe ajo ka dëgjuar se Rama u ka thënë gazetarëve shqiptarë se meshkujt afrikanë janë më të mirë në seks se meshkujt shqiptarë.

Nuk ka asgjë të keqe me zonjat e nxehta dhe të inatosura të “rilindjes”- Nga AUREL DASARETI

Thuhet se nuk ka asgjë të keqe me zonjat me temperament.

Po.

Por nuk mund të thuhet se:

Nuk ka asgjë të keqe me zonjat e nxehta dhe të inatosura të “rilindjes”, të cilat jo vetëm kërcejnë me taka të larta, por edhe në një mënyrë shumë të çuditshme kanë rënë në dashuri të thellë me gangsterin Edvin Kristaq Rama në Parlamentin e krimit.

Idealistët e zanatit të shitur -Një pyetje për gazetarët e të gjitha moshave- Nga SHABAN MURATI

Kush janë më idealistë të profesionit, gazetarët e varfër të para viteve 90′, të cilët si gjithë populli rrinin në rradhët torturuese për shishen e qumështit, për tollonin e racionit të mishit, të vezëve, të gjalpit, të kafes, të vajgurit, etj. apo disa gazetarë instant-milionerë të pas viteve 90’, të cilët “të pabrekë i gjeti dreka, milionerë i gjeti darka”, dhe u bënë instrumente të abuzimit qeveritar, të korrupsionit zyrtar dhe të krimit të organizuar dhe të japin mend për natë nga mendjet e tyre mediokre nëpër ekrane e media për demokraci e revolucione pallati, të fryrë nga vilat, pallatet dhe kontot bankare milionaeuroshe, me të cilat u shpërblyen nga qeveritë për shërbimet e tyre kriminale?
Ndaj gazetarët milionerë, pronarë të befasishëm vilash e pallatesh, janë nëpër ekrane po aq të pështirë sa qeveritarët e korruptuar dhe po aq të egër sa kriminelët. Pushteti i katërt nuk ekziston në Shqipëri, sepse është shkrirë me pushtetin autokratik të qeverive dhe të krimit.
Kam një propozim për “Autoritetin e Mediave Audiovizive”: Të detyrojë të gjitha stacionet televizive të Tiranës që në skenën e çdo paneli apo emisioni politik të vendosin banderola me gërma të mëdha me fjalët lapidare të gazetarit të famshëm italian, Indro Montaneli, për gazetarët e pasur: ”Në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni. Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”.

Ide të vjedhura nga politikanë në Tiranë në librat e mi- Nga SHABAN MURATI

-Propozimi që Shqipëri të shpallë festë kombëtare 17 shkurtin e Pavarësisë së Kosovës. (që në vitin 2012, libri “Hije në diplomacinë shqiptare”).
-Propozimi që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi. (që në vitin 2009, libri “Çeshtja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”).
-Propozimi që qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës të zhvillojnë mbledhje të përbashkët të dy qeverive. (që në vitin 2012, libri “Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”)
-Propozimi që Shqipëria të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës së Preshevës të njejtin status dhe të drejta si pakica serbe në Veri të Kosovës. (që në vitin 2011, libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”).
-Propozimi që Shqipëria të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO. (që në 2016, libri “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”).
Në botën e qytetëruar vjedhja e ideve pa referencën përkatëse të autorit dhe të burimit origjinal cilësohet krim, sepse idetë janë pronë intelektuale, që mbrohen nga ligji i të drejtës së autorit.

Rroftë Viti i Ri! (kujtim fëmijërie) – Nga SHABAN MURATI

Xhaxhai im Kamber Murati, teknik duhani në NISH Cigare, (STAMLES), Durrës, dhe muzikant i vjetër bashkë me babain tim në bandën muzikore të qytetit, ndodhej në mbrëmjen e Vitit të Ri, të organizuar nga ndërmarrja. Pasi kishte dëgjuar nja 20 vetë nga autoritetet, që me dolli thërrisnin njeri pas tjetrit “Rrofë partia, rroftë udhëheqësi”, rroftë ky e rroftë ai drejtues, xhaxhai kishte marrë gotën dhe ishte ngritur në mes të sallës duke thirrur me gotën lart “Rroftë Viti i Ri!”.

Salla kishte ngrirë një minutë nga kjo thirrje e padëgjuar, por dy shokë të tij të zgjuar për të dalë nga situata kishin nisur duartrokitjet dhe i kishte ndjekur instiktivisht gjithë salla. Të nesërmen xhaxhain e kishin thirrur në byronë e partisë për t’i kërkuar llogari përse ai nuk kishte ngritur dolli për partinë dhe për udhëheqësin, por kishte ngritur për Vitin e Ri. Xhaxhai ishte mbrojtur me argumentin se tradita kërkon që në festa të ngremë dolli për sebepçiun e festës dhe me këtë rast sebepçiu ishte Viti i Ri. Meqë xhaxhai ishte me biografi të mirë, sepse kishte qenë anëtar i njësitit guerril të qytetit në Luftën e Dytë Botërore, çeshtja u mbyll me kaq.

Historia u tregua e drejtë me xhaxhain tim, sepse vetëm Viti i Ri rroi nga të gjitha “rroftet” e tjera të gabuara të kohës së gabuar. Unë si student i letërsisë me këtë temë shkruajta tregimin e parë dhe të fundit në jetën time, tregim i cili humbi redaksive… Sa mirë kur njerëzit në çdo kohë të errët, me ndërgjegje ose instiktivisht, e ndjejnë se çfarë është e përkohëshme dhe çfarë është e përjetëshme!

SI  E  KA  SOT  EMNIN  BALLKANI?- Nga Fritz RADOVANI

BALLKANI

Disa i thonë “Open Balkan” që donmethanë “Hopa Balkan”!

Disa të tjerë i thonë “Ballkani i Hapun” që donmethanë “Ballkani i Hupur”!

Disa thonë “Balkani Inë” që donmethanë “Ballkani i tine”!

Kryeministri ynë i thotë: “Opozitë Ballkan” se e ka menden tek “Opozita”!

Kam ndigjue se disa i kanë thanë “Ballkani jonë” e. pa kalue 24 orë, i kanë pushue prej pune se “ju jeni shkodranë”! Nuk e dij të vertetën!

Njëditë shkoi në Kryeministri njeni me takue Kryeministrin dhe, tue ju afrue hymjes po mendonte si me i thanë dezhurnit tosknisht, që  ai mos me e njoftë per Verior: “Ay miku i “Hopa Balkan” a isht këtune?”

–        Dezhurni ju pergjigjë: “Këtu është, po ka di nga “Ballkani i Hupur”!

E pyet edhe per diten e neserme, po “Krieministri të nesermen do të ishte në Durrës, ku do të bënte banjo dielli tek Banka Kombëtare”. Përgatitej në një pishinë për takimet e ardhëshme që do të bëjnë në BE. Sigurisht ai atje do të marrin pas vetes edhe krietarin e Akademisë Atishqiptare…

Flitet se kohët e fundit kryetari i shtetit të shumten e kohës e kalon me të ashtuquejtunit “Akademikë”, për të “qartësuar problemet Europjane”.

Asht shumë i pasionuem me dijtë sesi pasunohen ata shtete aq shumë!

Aq asht e vertetë kjo, sa prej ditës që asht ba demostrata e madhe e PD në Tiranë “Ai gjithë diten rrin duke bërë “Beeeeeeeee”!

             Melbourne, 14 Nandor 2022.               

Rrena e Vuçiçit sikur e ka në dorë të fusë Kosovën në OKB – Nga SHABAN MURATI

Presidenti serb Vuçiç deklaroi në 8 tetor rrenën e rradhës sikur Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar atij që Serbia të lejojë Kosovën të hyjë në OKB dhe ata si shpërblim do ta fusin Serbinë në BE. (I mjerueshëm servilizmi i mediave shqiptare, që nuk lenë rrenë dhe p. të Vuçiçit pa i bërë jehonë sapo dalin).
.
Vuçiçi ka disa vite, që tallet dhe shet ajër sikur nga Serbia varet të hyjë Kosova në OKB. Këtë ajër serb e hengri edhe qeveria e mëparshme e Kosovës si analfabete diplomatike. Çdo fillorist e din që anëtarësimi i Kosovës në OKB varet nga Rusia. Po nuk desh Rusia, as Franca, që është anëtare e përhershme e KS të OKB, dhe as Gjermania, që nuk është anëtare e përhershme e KS të OKB, nuk e fusin dot Kosovën në OKB. Serbia, që është thjesht një votë ndër 193 shtete anëtare të OKB, nuk hyn fare në refene për anëtarësimet e reja në OKB.
.
Por Vuçiçi vazhdon të vetëfryhet, sikur ai e ka në dorë të hyjë Kosova në OKB. E rren mendja se ndoshta dikush në Prishtinë mund të përsërisë gabimin trashanik të paraardhësve dhe të blejë ajrin diplomatik serb të anëtarësimit në OKB.

Dy pyetje për Kryeministrin Shqiptar Edi RAMA!! – Nga Refik HASANI

Edhe sa kohë Republikën e Serbisë dhe Presidentin e saj Aleksandar Vuçiqini do të konsideroni më të afërt se Republikën e Kosovës  dhe Kryeministrin e saj Albin Kurti, duke përfshi edhe hapsirat tjera shqiptare.
Kur do të kuptoni që Ballkani i hapur, nuk është ide e neve dhe  është kundër interesave të shqiptarëve.
Me rastin e nënshkrimit  të një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme, nënshkruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola SELAKOVIQ dhe homologu i Rusisë, Sergei LAVROV, nënshkrimi është realizuar në  margjinat, derisa po mbahej  sesioni i 77-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, me seli në New York.
Pas këtij nënshkrimi, po dua të besoj se Tirana, Prishtina dhe Shkupi  Zyrtar, do të duhej koordinohen ashtu që në Ballkan, ne shqiptarët jemi që do të duhej të marrim inciativa dhe t’ju prijm proceseve me ndihmën e BE-ës  dhe SHBA-së.
25.09.2022

Koha është një elasticitet i lidhur me të dhënit përparësi – Nga Aurel Dasareti

 

 

Ofensiva e Ukrainës mund të jetë një pikë kthese e rëndësishme në luftë.

Kundërofensiva e Ukrainës është e tmerrshme.

Pak e prisnin një kundërofensivë kaq gjithëpërfshirëse ukrainase, por forca që ata kanë ndërtuar i ka befasuar rusët. Ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të fitojnë territor, rusët po përpiqen të përgjigjen.

Rusët janë në telashe. Bëhet pyetja se si reagojnë, por dobësitë e tyre janë zbuluar dhe nuk kanë rezerva të mëdha ushtarësh apo pajisjesh.

Oficerët rusë duken të tronditur se sa shpejt u është dashur të tërhiqen ushtarët rusë. Në të njëjtën kohë, ukrainasit vazhdojnë me kujdes dhe kanë prioritet sigurimin e territoreve që kanë pushtuar, në vend të një përparimi të shpejtë.

Është një rrezik për të ecur përpara shumë shpejt tani. Në të njëjtën kohë që Ukraina sheh një mbrojtje ruse të dobësuar dhe dëshiron të përfitojë prej saj, rritet rreziku që ato të gëlltitin shumë dhe të përhapen në një zonë shumë të madhe. Atëherë do të kenë probleme

me mbajtjen e territoreve që kanë pushtuar.

Unë do të supozoja se ata kanë inteligjencën ukrainase dhe perëndimore që mbështesin operacionin e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar fuqia ushtarake ruse.

Dritarja që tani është shfaqur për Ukrainën, duket se po e shfrytëzojnë plotësisht.

 

Politikanët dhe oligarkët me klientët e tyre i kanë vënë fadromat shtypit të lirë dhe gazetarisë Nga Elida Buçpapaj

BLOG

 

Politikanët dhe oligarkët me klientët e tyre i kanë vënë fadromat shtypit të lirë dhe gazetarisë!

Jo dje, as pardje!

Gjatë gjithë këtij tranzicioni që ka hyrë në dekadën e katërt!

Por e keqja ka një kulm dhe Shqipëria sot e ka arritur!

Neveri kur i sheh nëpër foto!

Shikoni si krenohet Balla, si vetkënaqet Nazarko, mos flasim pastaj për Pacollin, Ahmetajn e deri tek i fadromuari para dy ditësh.

Villni shqiptarë!

Keni rast!

Nxirrini zorrët e barkut!

Sulltanit i sillen si servitorë të bindur, të gatshëm t’i puthin deri atletet, por janë servitorë të shpërblyer!

Janë derra të kënaqun, do të thosh Migjeni!


Send this to a friend