Taulant Xhaka, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, në prag të ndeshjes Shqipëri- Serbi, i është rikthyer tmerrit te perjetuar një vit me pare në stadiumin e Partizanit në Beograd.
Ai ka thënë se ndihet krenar që nuk lejoi te prekej flamuri i Shqipërisë së Madhe, shkruan “Lajmi.net.
“Nuk tallet askush me flamurin tonë. Askush nuk mund ta prekë atë. Nuk e mbaj mend mirë se kush më goditi, por e di që më goditën në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Unë thjesht mbrojta flamurin tim. Nuk jam penduar aspak për veprimet që kam bërë. Një gjë të tillë do ta bëja edhe sot, pasi është flamuri im. Kam qenë në gjendje të godas çdo njëri që prek flamurin tim”, ka thënë Xhaka në prag të ndeshjes me Serbinë.
Komentet