Për familjen Xhaka sot është një ditë e veçantë, pasi Taulant Xhaka ka ditëlindjen
E në këtë ditë të shënuar për mesfushorin shqiptar, i cili luan për Bazelin nuk kishte se si të mungonte urimi i vëllait, Granitit.

“Gëzuar ditëlindjen vëlla”, – ka shkruar ai, i cili ka ndarë edhe disa foto nga fëmijëria.

Këto foto, lojtari i ka shoqëruar me mbishkrimin: “Gjithmonë të rinj, gjithmonë bashkë”.

Nga ana tjetër, vetë Taulanti ka shkruar me humor: “Nuk po plakem, thjesht po bëhem klasik”.
Duket se mesfushori ka marrë mjaft dhurata në këtë ditë të shënuar për të. Ndërkohë që ende nuk dimë se çfarë surprize i ka rezervuar e fejuara Xhakës.

Edhe klubi i Bazelit i ka bërë një urim mesfushorit shqiptar.

Komentet