“Auron Tare avokat i vrasjeve, grabitjeve dhe djegieve të kufomave”, ishte deklarata e fortë e ish kreut të Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishit, i cili ka marrë përgjigjen e studiuesit Auron Tare.
“Ne fakt bera nje postim per detyren e atyre qe kerkojne te merren me histori duke permendur se sa i kujdeshsem duhet te jesh ne botimin e dokumentacionit arkivor. Kushdo qe ka njohuri mbi arkivat e di mire se sa i rendesishem eshte konteksti kohor, burimi, ballafaqimi i referencave etj per tju afruar sado pak me te verteten. as me shume ne shqiperine e trazuar dhe te perdorur gjate periudhes komuniste. per kete arsye ju referova personazheve te shkolles time qe te edukuar ne menyre komuniste nuk deshironin ballafaqimin e mendimeve por perserisnin librat e Enverit. fatkeqesiht shikoj te njejten metodologji me disa personazhe qe kerkojne te shkruajne histori. Nuk permenda emra duke mos dashur polemika personale pasi ideja eshte tek metodat e perdorura. mirepo shikoj nje postim (me poshte) nga Z Dervishi. Sigurisht menyra e argumentimit eshte totalish feminore dhe qesharake. NUk e mar seriozisht pasi nuk ka arsye qe ta marr seriozisht nje personazh qe nuk kupton ndryshimin midis nje arkeologu dhe nje administratori te trashegimise. I vetmi problem qe kam ne fakt eshte me menyren komuniste qe perdor ne botimin dhe interpretimin e dokmentacionit qe ka marre me vete kur ka ikur nga detyra shteterore. Per sa i perket epiteteve qe me vesh mua si enverist etj etj me bejne te ve buzen ne gaz pasi duket qe nuk ka argumenta per ceshtjen e perdorimit te dokumentave dhe perdor parrulla te njohura. me vjen per te vjelle kur shikoj nje “anti” komunist qe sillet si komunist par ekselence. jo komunist i 30 por si ata te 80 te indokrinuar deri ne palce.
Më tej ai ka publikuar edhe një tjetër ragim ku i bën disa pyetje zotit Dervishi:
Disa pyetje per zotin Dervishi.
Dokumentat qe citoni nga arkivi i CIA-s a i keni marre personalisht nga arkivi amerikan? ne se jo cili eshte burimi nga i keni marre?
kur ka qene vizita juaj e fundit ne arkivin amerikan?
a ju kujtohet adresa ku ndodhen keto dokumenta qe ju citoni?
perkthimi i dokumenti eshte bere nga ju?
cfare niveli eshte njohja e anglishtes tuaj? cilat jane burimet referencuese per intepretimin e ketyre dokumentave?
per te gjithe at a qe kane interes per te kuptuar se si “shkruhet” historia sot mund ti drejtoje keto pyetje z Dervishi.
REAGIMI I KASTRIOT DERVISHIT
Auron Tare avokat i vrasjeve, grabitjeve dhe djegieve të kufomave
Auron Tare mori sot në mbrojtje një prej krimeve më të llahtarshme të luftës, vrasjen, grabitjen dhe djegien e kufomës së klerikut At Lekë Luli. Meqë këtë tekst të mjerë komunist e ka postuar në fb, po i kthej një përgjigje, në përputhje me lëndën që po referoj.
Beqir Ajazi, ish i dënuar politik në regjimin komunist, më tregonte shpesh histori nga kampet dhe burgjet e diktaturës. Siç edhe dihet, në vitet e para të pasluftës, me vendosjen e një regjimi injorantësh, hajdutësh dhe kriminelësh, inteligjencia shqiptare ishte në varr, arrati ose në burgje. Ajazit i qëlloi “fati” të ishte në burg. Në varr i çuan babanë dhe vëllanë. Ndër të tjera, ai shpesh tregonte se në burgje, oficerët e nënoficerët, të gjithë injorantë e dallkaukë të kategorisë së parë, vazhdimisht i flisnin atij dhe të tjerëve me tallje e ironi duke i quajtur “pseudointelektualë borgjezë, feudalë dhe reaksionarë”.
E rigjeta fjalën “pseudo” te postimi i AuronTares në fb, i cili më quante “pseudohistorian” sepse bëra të njohur një krim makabër komunist kundër një klerik antifashist katolik (sipas referimit të vrasësit kryesor). Nëse nuk do të bëja të njohura këto krime, por do adhurojë kriminelë komunistë që janë në zemrën e Tares, sigurisht do isha “historian”. Kallëpi enverist, nuk duron dot faktin e bërjes të njohura të krimeve të komunizmit, sidomos atyre të kryera gjatë luftës nga bandat e Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës, Velimir Stojniçit, etj, sepse është e vetmja fije bari ku kërkojnë të mbajnë një lloj “lavdie” që kurrkund nuk ka ekzistuar. Dhe me gërrci e mërrci, kapen gjithnjë pas gjërave të parëndësishme, por duke përligjur tërësisht krimet e kryera nga komunistët, sepse në thelb kanë adhurim për këto krime. Jam shumë i lumtur që në vlerësimin e Auron Tares jam “pseudohistorian”, sepse ndryshe do më vinte keq për veten. Por Tares nuk di çfarë t’i them. Nisem ta quaj oficer, por nuk e mbajt mend të veshur kështu, me përjashtim të pamjes prej rebeli me kallashnikov në dorë në mars 1997, kur luftonte kundër…Shqipërisë. Dua ta quaj arkeolog, por nuk është as i tillë. T’i them studiues prapë kam frikë se i kam lexuar gafa fillestarësh në ndonjë shkrim që më ka rastisur. T’i them drejtor i suksesshëm i një agjencie që mbron gjasme bregdetin, nuk më lë pisllëku i plazheve dhe vdekshmëritë e larta të verës që shkoi. Çfarë ta quaj pra? Auroni ka disa “pseudo” përpara: pseudooficer, pseudostudiues, pseudoarkeolog, pseudodrejtor. Por është në një gjë i vërtetë: enverist, adhurues i krimit me i mizerjes komuniste.
Kam bërë të ditur faktin e vrasjes, grabitjes dhe djegies së kufomës së klerikut At Lekë Luli nga komunistët në korrik 1944. Auroni kënaqet që e kanë vrarë dhe djegur. Nuk i del ky fakt, por diskuton llojin e burimeve, etj. Për të dokumentuar këtë vrasje janë shfrytëzuar gjithë burimet e mundshme, raporti i Nënprefekturës së Tropojës, kujtimet e vrasësve, etj. Këta të fundit, me shumë krenari kanë rrëfyer se si e vranë, dogjën dhe vodhën, Atë Lulin dhe shoqëruesin e tij, duke i akuzuar se ishin “ndërlidhës” të anglezëve dhe gjermanëve (!). Pjesa e postuar prej meje në fb është nxjerrë nga libri im kushtuar persekutimit të klerit katolik shqiptar që del pas disa javëve. Po bëj një ndryshim të vogël tashmë, duke futur edhe emrin e Auron Tares në cilësinë e avokatit të krimeve në fjalë. Rrjeti social nuk është libër për të vendosur referenca e detaje të tjera, të cilat në libër janë të plota. Sigurisht, në asnjë rrethanë, profesionalizmi nuk ma lejon të shtoj apo vendos gjëra të paqena.
Tare as ia ka idenë se Atë Luli ka qenë një ndër antifashistët e orëve të para. Në kohën kur ai ishte në aktivitet antifashist, idhulli i Tares shiste cigare në dyqanin “Flora” e rrinte në prehrin e jugosllavëve të tij të dashur.
Nuk e di në ka këtë qëndrim edhe shefi i Tares, kryeministri i vendit. Nëse e ka të tillë, vizita e vitit 2014 e Papa Françeskut paska qenë një hipokrizi nga ana e qeverisë.
Dhe meqë ka nisur tekstin agjitativ në stil soroist nga e kaluara e vet, unë nuk kam qenë skënderbegas dhe nuk jam akuzuar ndonjëherë se i kam vjedhur shokut 100 lekë.
Komentet